RMV, iniciativa për referendum kundër digjitalizimit të librave shkollorë ishte paraqitur në mënyrë të parregullt në Kuvend

Komisioni parlamentar për sistem politik hodhi poshtë si parregullt iniciativën qytetare për mbledhjen e nënshkrimeve për referendum kundër futjes së librave shkollorë digjital. Sipas shpjegimit, kërkesa e paraqitur nga grupi “Libra dhe mësim duhet të jetë” nuk ishte në përputhje me Ligjin për referendum, gjegjësisht 500 nënshkrimet e paraqitura nuk ishin mbledhur para institucioneve kompetente, përcjellë Portalb.mk.

“Nënshkrimet nuk janë mbledhur para një institucioni të autorizuar – njësive rajonale të Ministrisë së Drejtësisë, ku duhet të nënshkruhen gjatë orarit të punës dhe duhet vulë nga institucioni. Kjo është procedura, në atë mënyrë duhet të mblidhen 100 nënshkrime. Kur iniciativa të jetë në rregull, duhet ta paraqesin në Kuvend dhe brenda dy ditësh Komisioni për sistemin politik dhe komisioni juridiko-ligjvënës duhet të sjellin vendim për urdhr. Nëse dorëzohet në mënyrë të rregullt, procedura vazhdon më tej dhe dy komisionet i dërgojnë raport kryetarit të Kuvendit”, shpjegoi deputetja Sonja Mirakovska, kryetare e Komisionit për sistemin politik.

Konkluzioni i Komisionit do t’i paraqitet kryetarit të Kuvendit, kurse në ndërkohë nënshkruesit e iniciativës kanë mundësi të mbledhin minimumin e kërkuar prej 100 nënshkrimeve në zyrat përkatëse, shtoi Mirakovska.

Prindërit që kërkojnë tërheqjen e Ligjit për tekstet shkollore, dy ditë më parë në Kuvend paraqitën iniciativë për referendum, nga ku prisnin dritë jeshile për fillim të mbledhjes së 10 mijë nënshkrimeve për zhvillimin e një referendumi në nivelin shtetëror.

Vendimi i Ministrisë së Arsimit për digjitalizimin e librave shkollorë, tashmë tre javë ka ngjallur revoltë në mesin e prindërve, të cilët janë kundër tyre. Megjithatë MSh këmbëngul se digjitalizimi i librave është në të mirë dhe dobi të nxënësve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button