fbpx

Çfarë ndodh nëse për dozën e parë merrni AstraZeneka, ndërsa për të dytën Pfizer?

Që kur u shfaqën probleme të caktuara me vaksinën AstraZeneka, është konsideruar edhe mundësia e përzierjes së vaksinave, ndërsa rezultatet e një studimi të ri kanë treguar se të rriturit ka të ngjarë të kenë efekte anësore të lehta ose të moderuara pas përzierja e dozave të AstraZeneka dhe Pfizer, shkruan Panacea.mk.

Një numër vendesh kanë kufizuar përdorimin e vaksinës AstraZeneka, disa, të tilla si Norvegjia, e kanë hequr atë gradualisht nga përdorimi, ndërsa në vendin tonë nuk ka arritur asnjë dozë e re nga kjo vaksinë.

Sipas rezultateve paraprake të një studimi të ri të botuar në revistën mjekësore The Lancet, duket se ky nuk duhet të jetë problem dhe se nuk ka pengesa nëse pas vaksinës AstraZeneka dozën e dytë me marrim atë të vaksinës Pfizer.

Kombinimi i këtyre dy vaksinave është raportuar me efekte anësore – ethe, dhimbje koke dhe dhimbje muskulore, por gjithsesi pak më e zakonshme sesa kur të dyja dozat janë nga po i njëjti prodhues.

Sidoqoftë, të gjitha efektet anësore ishin afat-shkurtra.

“Është vërtet një zbulim intrigues dhe jo shumë i pritshëm”, tha Prof. Matthew Snape nga Shoqata e Oksfordit për Vaksinat.

Studimi Kom-Kov u nis në mars për të parë nëse kombinimi i dy vaksinave të ndryshme në dy doza mund të sigurojë imunitet afatgjatë dhe mbrojtje më të mirë ndaj varianteve të reja ose thjesht të lejojë zëvendësimin e vaksinave nëse ndërpritet furnizimi.

Provincat Kanadeze të Ontario dhe Quebec kanë thënë se ata planifikojnë të përziejnë vaksinat në të ardhmen e afërt, për shkak të pasigurisë për shpërndarjen e vaksinës AstraZeneka, por edhe për shkak të rreziqeve të mundshme të mpiksjes së gjakut.

Në hulumtim morrën pjesë 830 vullnetarë mbi moshën 50 vjeçe. Një në dhjetë persona që mori dy doza të AstraZeneka për një periudhë katër javore raportuan ethe. Ata që raportuan të njëjtat simptoma dhe morën një dozë të vetme AZ dhe një dozë Pfizer ishin 34 përqind. Dallimet e njëjta ndodhën edhe efektet tjera anësore të tilla si lodhja, dhimbja e kokës, shqetësimi dhe dhimbjet e muskujve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button