fbpx

Ndriçimi i gjashtë shkollave të rajonit për të shënuar Ditën e Paqes

Në gjashtë shkollat e Ballkanit Perëndimor, janë ndriçuar fasadat e objekteve për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Jetesës së Bashku në Paqe, në kuadër të fushatës “Të rinjtë frymëzohen nga paqja”, transmeton Protalb.mk.

“Ndriçimi është pjesë e fushatës “Të rinjtët frymëzohen nga paqja”, me të cilën po kremtohen sukseset e projektit  të UN-RYCO për bashkëpunimin e të rinjve në Ballkanin Perëndimor – Mbështetja për lidershipin kolektiv të Ballkanit Perëndimor për pajtim: Ndërtimi i kapacitetit dhe tempit për RYCO-në“, sqarojnë nga Zyra Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO).

Raportohet që ky projekt i përbashkët midis OKB-së (UNDP, UNFPA dhe UNICEF) dhe RYCO-së është i financuar nga Fondi për Ndërtimin e Paqes.

“Projekti synon t’i fuqizojë të rinjtë që të kenë zë në vendimmarrjen publike që ndikon në jetën e tyre si dhe t’i forcojë ata që të jenë faktorë në ndërtimin dhe ruajtjen e mjediseve të sigurta dhe paqësore për vetveten dhe komunitetet e tyre”, deklarojnë RYCO.

Theksohet që shkollat që u ndriçuan janë: Gjimnazi “Stojan Cerovic” në Nikshiq; Shkolla me konvikte për fëmijë me nevoja të veçanta në të dëgjuar dhe në të folur “11 Maji” në Jagodinë; Qendra e Shkollës së Mesme “Nedžad Ibrišimović” në Ilijash; Shkolla e Mesme “Isa Boletini” në Vorë, Shqipëri; Shkolla e Mesme “Prenk Jakova” në Gjakovë; dhe SEPUGS “Vasil Antevski” në Shkup.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button