RMV, në repartet infektive po trajtohen 490 pacientë, ka 750 shtretër të lirë

Në 24 orët e fundit në qendrat kovid në spitalet në të gjithë vendin, përfshirë kryeqytetin, është raportuar se po trajtohen gjithsej 490 pacientë pozitivë dhe të dyshuar me koronavirus, transmton Portalb.mk.

Sipas raporteve të spitaleve që arrijnë në Ministrinë e Shëndetësisë në baza ditore, 31 pacientë pozitivë dhe të dyshuar për kovid-19 janë hospitalizuar në Manastir. Në spitalin e Shtipit janë hospitalizuar 333 pacientë. Në repartin infektiv në Tetovë ka 6 pacientë, në Veles trajtohen 33 pacientë, ndërsa në Kumanovë 51 pacientë pozitivë dhe të dyshuar me kovid 19. Në qendrën kovid në Ohër ka 30 pacientë të hospitalizuar, në Prilep 22. Në kovid-qendrën e Gostivarit 11, kurse në Strugë 16 pacientë. Në spitalin e Strumicës janë hospitalizuar 15 pacientë, 15 në Koçan, 9 në Kërçovë, 10 në Kavadar, kurse në Gjevgjeli 4 persona pozitivë dhe të dyshuar për koronavirus. Numrat ndryshojnë nga ora në orë, sipas pranimeve dhe shkarkimeve të pacientëve.

Ndërkohë, numri i përgjithshëm i pacientëve me koronavirus pozitiv dhe të dyshuar me koronavirus, të cilët trajtohen në repartet infektive në kryeqytet dhe në spitalet në të gjithë vendin është 490 dhe ka rreth 750 shtretër të zbrazët spitalor në qendrat kovid.

Për shkak të numrit të zvogëluar të pacientëve të sëmurë, spitalet mbyllën një pjesë të ambienteve të destinuara për kovid-pacientët.

Gjatë ditës, bëhen shkarkime të pacientëve të shëruar, të cilat do të lirojnë shtretër shtesë.

Përndryshe, të gjitha repartet e spitaleve klinike kanë pajisje për furnizimin me oksigjen.

Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se kanë pasqyrë të gjendjes së kapaciteteve dhe nëse është e nevojshme repartet do të zgjerohen më tej.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button