Hajde në det – po frynë jugu nga Greqia

Analizë speciale për Portalb.mk nga Malinka Ristevska Jordanova, Instituti për Politika Evropiane.

Malinka Ristevska Jordanova

Erdhi fundjava kur pjesë e madhe e qytetarëve të Maqedonisë i gëzohen mundësisë sërish ta shohin detin më të afërt, e pse jo – edhe të lahen në ujërat e Egjeut. Greqia është duke i hapur kufijtë, për të mos humbur edhe një sezon turisik, gjithsesi me kushte për KOVID-19. Siç edhe zakonisht ndodh, disa u gëzuan tepër herët, ashtu që në momentet ndërsa jam duke e shkruar këtë ende janë të ngecur në kufi, për shkak se nuk ka vendim formal për hapjen e kalimit.

Megjithatë, erëra më të ngrohta politike sikur kanë filluar të fryjnë nga jugu. Ndoshta shumë personave kjo do t’u vijë si befasi. Nuk është çudi, për shkak se Greqia deri tani nuk ishte shumë e zëshme, veçanërisht lidhur me kontestin ndërmjet shtetit tonë dhe Bullgarisë. Tani po bëhet disi më e zëshme dhe më e qartë.

Pjesëmarrja e delegacionit të lartë të Maqedonisë në Forumin ekonomik të Delfit në Athinë, debatin gjatë Forumit, si dhe takimet që i pati me përfaqësuesit zyrtar grek sikur nxorën në shesh qasje tjetër. Kjo veçanërisht vlen për çështjen e mbajtjes së konferencës së parë ndërqeveritare, si me Maqedoninë e Veriut, ashtu edhe me Shqipërinë. Greqia tani më me zë prononcohet për fillim të negociatave, me atë që u shpreh që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria duhet të jenë “në pako” edhe atë për “shkaqe sigurie”

Dialogjet e fundit Shkup – Athinë kishin edhe domethënie tjetër – riafirmim të Marrëveshjes së Prespës, që dukshëm është i sulmuar, gjithsesi në terrenin tonë vendas. Megjithatë, riafirmimi i Marrëveshjes së Prespës duhet të vështrohet edhe nga aspekt tjetër. Ajo është nën sulm edhe nga jashtë – nga lindja, për shkak se kërkesat bullgare delegjitimojnë disa nga dispozitat kyçe të Marrëveshjes së Prespës. E tillë është dispozita për gjuhën maqedonase, por edhe përdorimi i formës së gjatë e të shkurtë të emrit të ri “Republika e Maqedonisë së Veriut” përkatësisht “Maqedonia e Veriut”. Nëse ato dispozita për neve kyçe në këtë marrëveshje relativizohen, atëherë mund ta vë në pikëpyetje implementimin e mëtejmë të Marrëveshjes. Megjithatë, edhe jashtë nga leximi i anës formale të marrëveshjeve, bllokada bullgare është gjithsesi thikë në shpinë për Marrëveshjen e Prespës. Madje, ithtarët e teorive të konspiracionit kanë dhënë interpretime që bëhet fjalë për ndonjë strategji të përbashkët greke-bullgare anti-maqedone.

Deklaratat e fundit nga takimet bilaterale maqedone-greke konfirmojnë që edhe dy qeveritë – e Maqedonisë dhe e Greqisë – tani janë të drejtuara jo kah relativizimi, por kah zbatimi i Marrëveshjes së Prespës, edhe pse partia që tani udhëheq qeverinë e Greqisë nuk ishte pro marrëveshjes për të cilën votoi. Në anën tjetër, dinamika e zbatimit të Marrëveshjes është e lidhur me hapjen e negociatave, përkatësisht të kapitujve. Afati për ndryshimin e emrit të shtetit për të gjitha dokumentet që janë për përdorim të brendshëm është përcaktuar në pesë vite nga fillimi i kapitullit përkatës. Kjo e bën palën greke të interesuar për hapje të negociatave me shtetin tonë. Duhet të presim që kur një herë të fillojnë negociatat, pala greke në mënyrë decide do të ngulmojë për realizimin e çdo pike dhe presjeje nga Marrëveshja.

Përfundimisht, nuk duhet të harrojmë që pikërisht interesat e atyre që e realizojnë (ose së paku duhet ta realizojnë) politikën e jashtme. Jo rastësisht mbrojtja, ekonomia dhe energjetika tani janë në fokusin e bashkëpunimit bilateral.

Krahas qëndrimeve për përkrahje që vijnë këto ditë për fillimin eventual të negociatave të BE-së me shtetin tonë, paralajmërojhen edhe ide kreative të anës greke për atë si të tejkalohet bllokada bullgare, që në masë të madhe e ka si model veton e saj paraprake tredekadëshe në rrugën e pavarësisht së Maqedonisë dhe integrimit evropian. Mbase Greqia do të ketë çka të thotë edhe më tutje, për shkak se megjithatë është anëtare e BE-së me përvojën më të gjatë nga rajoni – këtë vit Greqia mbush 40 vjeçarin nga pranimi në BE (atëherë komunitetet evropiane). Përvoja na mëson të jemi të hapur, por edhe mjaft të vëmendshëm ndaj të gjitha ideve të reja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button