Rikthehet procesi “Brdo-Brioni”,  Pendarovski do të udhëtojë nesër në Slloveni

Nesër, Presidenti Stevo Pendarovski do të zhvillojë një vizitë pune një ditore në Slloveni, ku do të marrë pjesë në takimin e dhjetë jubilar të liderëve të vendeve pjesëmarrëse në procesin “Brdo-Brioni”.

Përveç Pendarovskit dhe Pahor, samiti jubilar i këtij viti do të ndiqet nga Presidentët e Shqipërisë, Serbisë, Kroacisë, Malit të Zi, Kosovës, si dhe anëtarë të Presidencës së Bosnja dhe Hercegovina, transmeton 360 shkallë.

Takimi që do të mbahet në Brdo afër Kranje, nga Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor.

Sipas kabinetit të Pendarovskit, në takim do të marrin pjesë Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, Kryetari dhe dy anëtarët e Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës, Milorad Dodik, Sefik Dzaferovic dhe Zeljko Komsic, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç dhe Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç.

Në fund të takimit, udhëheqësit pritet të miratojnë konkluzione përfundimtare mbi disa tema kryesore, të tilla si procesi i zgjerimit të BE, që kanë të bëjnë me pasojat e pandemisë së kovid19, rimëkëmbjen ekonomike të rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Në kuadër të pjesëmarrjes në procesin “Brdo-Brioni”, është planifikuar që Presidenti Pendarovski të ketë disa takime bilaterale me presidentët e rajonit.

Vitin e kaluar, një mbledhje tradicionale e udhëheqësve rajonalë u shty për shkak të pandemisë Kovid19.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button