fbpx

Gënjeshtrat se COVID-19 dhe vaksinat janë mashtrim, ende janë aktuale

Njoftimi se kovidi është mashtrim, është gënjeshtër e qartë, e cila mund të përhapet vetëm nga ata që kanë pasur fatin të mos hasin personalisht virusin dhe sëmundjen ose të kenë ndonjë agjendë tjetër të fshehur. Ndërsa për përparësitë e vaksinimit, flasin vetë numrat në vende të caktuara në botë, nga janari deri më sot, shkruan Vërtetmatësi.

Një postim në Facebook në gjuhën maqedonase përhap dezinformata rreth Covid-19 pa ndonjë provë. Përveç kësaj ose paralelisht me këtë, po përhapet edhe fushatë anti-vaksinimi, duke u kërkuar njerëzve të mos vaksinohen.

Në postimin në të cilin përfshihen edhe Trampi dhe një ushtri e pretenduar Q, thuhet:

Mirëmëngjesi të gjithëve.

Ju shihni ZGJIMIN E MADH të njerëzimit, kthesa më e madhe në historinë e ekzistencës sonë.

Covid është mashtrim.

Refuzoni vaksinat.

Më e mira është ende për të ardhur Q.

Përpara Tramp dhe Q, jemi të gjithë me ju.

Ky postim fillon me fjalët “zgjimi i madh i njerëzimit”, në kuptimin që një pikë kthese në jetën njerëzore është e afërt, dhe poshtë kësaj, duke lexuar fjalët e mëposhtme, kuptohet se ky ndryshim i referohej koronavirusit dhe sëmundjes Covid-19.

Dy mesazhet kryesore janë se kovidi është mashtrim dhe të refuzohet vaksinimi.

Në shikim të parë, mund të duket e panevojshme të ekspozosh mesazhin e parë se kovid është mashtrim, por gjithsesi, duke pasur parasysh numrin akoma të madh të “atyre që nuk besojnë” ose njerëzve me pikëpamje hezituese rreth virusit dhe sëmundjes, nuk është e tepërt të përsërisim disa gjërat.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) pandeminë e shpalli më 11 mars 2020. Udhëheqësia atëherë në një konferencë për shtyp për arsyet e pandemisë njoftoi:

Në dy javët e fundit, numri i njerëzve të infektuar me koronavirus jashtë Kinës është rritur. Numri i vendeve që raportojnë raste pozitive të virusit është trefishuar. Tani kemi 118,000 të infektuar në 114 vende të botës. Gjithsej 4,291 njerëz kanë humbur jetën deri tani dhe mijëra të tjerë po luftojnë për jetën e tyre në spitale.

Gjendja e pandemisë, me disa përjashtime të disa qeverive dhe udhëheqësve, është pranuar nga të gjitha vendet në botë. Që atëherë, deri më sot, 10 maj 2021, kur u shkrua kjo përmbledhje, mbi 159 milion njerëz në të gjithë botën janë infektuar me virusin Sars-Cov2, mbi 136.5 milion janë shëruar dhe mbi 3.3 milion kanë vdekur si rezultat i Covid- 19 (shifrat janë nga faqja e internetit “wordlometars“, një nga faqet më të respektuara statistikore në botë, e cila përdor vetëm të dhëna zyrtare nga sistemet shëndetësore në secilin vend).

Kështu që, nuk ka dyshim se postimi se kovidi është mashtrim është një gënjeshtër e qartë, të cilën mund ta plasojnë vetëm nga ata që patën fatin të mos takoheshin personalisht ose në rrethin e familjes dhe miqve me sëmundjen ose virusin, ose kanë ndonjë agjendë të fshehur.

Thirrja kundër vaksinimit, të refuzohen vaksinat është diçka që në shikim të parë duket si e drejta dhe liria e autorit të postimit, sepse në shumicën e pjesëve të botës, dhe sipas rekomandimeve të OBSH-së, vaksinimi kundër koronës bëhet në baza vullnetare. Por kjo nuk do të thotë që thirrja nuk bazohet në gënjeshtër. Sepse kjo do të nënkuptonte se e gjithë shkenca biokimike dhe mjekësore në botë, e cila ka punuar për të gjetur vaksina efektive, si dhe për të paraqitur efektet pas vaksinimit në pandemi – është gjithashtu gënjeshtër.

Për të zbuluar këtë gënjeshtër, përsëri do të përdorim statistikat e ofruara nga worldometars. Si shembull do të marrim tre vende ku vaksinimi është masiv dhe ku imuniteti në nivelin e tufës, dmth, imuniteti masiv tashmë është arritur ose është afër, kështu që përfitimet e vaksinimit mund të shihen.

Për shembull, vendi që prinë në këtë proces është Izraeli, ku mbi 60% e popullsisë tashmë janë vaksinuar. Izraeli është rihapur pothuajse plotësisht, të gjitha masat e ashpra kufizuese janë hequr dhe numri i infeksioneve dhe vdekjeve të reja ka rënë në mënyrë të vazhdueshme që nga marsi, kështu që numri i vdekjeve është një ose asnjë, siç është më 10.05.2021. (shih numrat dhe grafikonët).

Shembull i mirë është edhe Mbretëria e Bashkuar. Dhe atje vaksinimi filloi në fund të dhjetorit dhe kryhet masovisht. Numri i mbi 1,800 vdekjeve në një ditë më 20 janar, tani është reduktuar në dy vdekje më 9 maj, 2020 (shih grafikët dhe shifrat këtu).

Në SHBA-të me 330 milion, ku në janar kanë vdekur nga 4.500 njerëz, ditët e fundit këto numra janë ulur në rreth 200 deri në 800, ndërsa më 9 maj numri i të vdekurve ishte 241. (shikoni numrat dhe grafikët këtu).

Bazuar në faktet e mësipërme, postimi që po recensojmë mund të vlerësohet si gënjeshtër, dmth, i pavërtetë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button