RMV, dje janë vaksinuar 13.482 qytetarë

Ministria e Shëndetësisë informoi se vaksinimi po zhvillohet pa pengesa në të gjitha pikat në shtet. Interesi për vaksinim po rritet, ndërsa deri më tani 346.431 qytetarë janë paraqitur për vaksinim në platformën vakcinacija.mk, transmeton Portalb.mk.

“Në pikat e vaksinimit në shtet deri dje janë vaksinuar gjithsej 203.324 qytetarë. 12,719 qytetarë dje kanë marrë dozën e parë, ndërsa dje janë vaksinuar gjithsej 13.482 qytetarë. Në shtet janë aplikuar gjithsej 203.324 doza të vaksinave, ndërsa janë rivaksinuar 24.851 qytetarë. Me numrat e fundit, 35 përqind e popullsisë mbi 70 vjeç kanë pranuar të paktën një dozë të vaksinës. Vaksinimi zbatohet në bazë të planit nacional për imunizim. Vaksinim masiv zhvillohet në disa qytete të shtetit edhe atë në Qendrën Sportive Boris Trajkovski në Shkup, në sallat sportive në Kavadar, Kumanovë, Tetovë, Shtip, Manastir dhe Ohër”, informoi Ministria e Shëndetësisë.

Nga kjo ministri u kanë bërë thirrje qytetarëve që ta paraqiten në mënyrë masive në vakcinacija.mk, pasi ajo është mënyra më e lehtë dhe më e shpejtë e vaksinimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button