fbpx

Arriti donacioni prej 100.000 vaksinave kineze në RMV

Në klinikën “Jane Sandaski” në Shkup sot arritën donacion edhe 100.000 vaksina nga “Sinofarm” nga Republika Popullore e Kinës. Në pranimin e donacionit morën pjesë ministrat e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes, Venko Filipçe dhe Radmila Shekerinska, si dhe ambasadori kinez Xhang Xu, transmeton Portalb.mk.

Sipas Filipçes dhe Shekerinskës, kjo është ndihmë në kohën e vërtetë.

“Kjo është një sasi e konsiderueshme e vaksinave e cila për numrin e popullsisë si e jona mund ta ndryshojë ndjeshëm pasqyrën epidemiologjike. Me donacionin vërtetohet partneriteti mes dy vendeve. Shpresoj se bashkëpunimi do të vazhdojë”, theksoi ministri i Shëndetësisë.

Shekerinska tha se ndihma vjen në kohën e vërtetë.

“Kjo është një ndihmë e vërtetë në kohën e vërtetë dhe do të na jep shans të vazhdojmë me vaksinimin e pjesëtarëve të armatës, por vaksinat do të jenë edhe për shëndetin publik, si dhe për qytetarët”, tha Shekerinska

Vaksina “Sinofarm”

Ndërkaq, ambasadori kinez Xhang Xu deklaroi se ky është edhe një aksion konkret për ndihmë të qytetarëve maqedonas dhe demonstrim i frymës së miqësisë.

Dërgesa e donacionit është dakorduar në takimin e Shekerinska me ministrin kinez për Mbrojtje, gjenerali Vei Fenghe gjatë vizitës së tij në shtet.

Në fund të muajit të kaluar në Maqedoninë e Veriut arritën 200 mijë vaksina “Sinofarm” që i furnizoi Qeveria nga prodhuesi, ndërsa janë paralajmëruar edhe 500 mijë vaksina “SInovac”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button