Biden hoqi maskën pas rekomandimeve të reja se të vaksinuarit nuk e kanë të patjetërsueshme ta mbajnë atë

Amerikanët e vaksinuar plotësisht, prej sot nuk e kanë patjetër kanë ta mbajnë maskë në pjesën më të madhe të ambienteve të brendshme dhe të jashtme, të cilën Joe Biden e përshkroi si ditë të madhe për Amerikën. Ai hoqi maskën nga fytyea në kabinetin e tij pasi u njoftuan rekomandimet e reja nga zyrtarët shëndetësorë, transmeton Portalb.mk.

“Rregulli është i thjeshtë: vaksinohu ose mbani maskë derisa ta bëni atë. Zgjedhja është e juaja”, tha Biden.

Mbajtja e maskës rekomandohet edhe më tej në ambiente të mbyllura ku ka shumë njerëz, të tilla si autobusë, aeroplanë dhe spitale. Sipas rekomandimeve të reja të Qendrës për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve, distanca fizike si masë gjithashtu shfuqizohet për të vaksinuar plotësisht.

Biden bëri thirrje edhe për rihapjen e plotë të shkollave në vjeshtë, pasi u miratua përdorimi i vaksinës Pfizer/Biontec për fëmijët e moshës 12 deri në 15 vjeç.

Përhapja e koronavirusit në Shtetet e Bashkuara është në nivelin më të ulët që nga shtatori, me numrin më të ulët të vdekjeve që nga prilli i vitit të kaluar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button