fbpx

Të dielën në Shkup është paralajmëruar tubim protestues për solidarizim me popullin palestinez

Në rrjetet sociale dje është paralajmëruar tubim në sheshin Maqedonia të Shkupit, në të cilin do të shprehet mbështetja dhe solidaritete me popullin palestinez, pas përshkallëzimit të dhunës në Gaza dhe Izrael javën e kaluar, transmeton Portalb.mk.

“Populli palestinez në Jeruzalemin Lindor të okupuar po përballet me spastrim etnik nga shteti i Izraelit. Si rezultat i sulmeve dhe dhunës së përdorur nga autoritetet izraelite vetëm këtë javë, janë vrarë më shumë se 30 palestinezë, duke përfshirë 14 fëmijë dhe qindra të plagosur. Përveç kësaj, dhuna sistematike është përshkallëzuar në dëbimin dhe uzurpimin e shtëpive palestineze në Jeruzalem. Shtypja dhe ndalimi i vazhdueshëm i popullit palestinez nga regjimi fashist në Izrael është shkelje e të drejtave dhe lirive themelore të popujve kudo, dhe për këtë arsye ne duhet ta kundërshtojmë këtë shtypje ndërkombëtarisht”, thuhej në njoftimin për tubim në Facebook.

“Në shenjë solidariteti me popullin palestinez dhe rezistencën e tij, të dielën në orën 12 në sheshin Maqedonia do të mbahet tubim proteste. Kujtojmë në respektimin e masave dhe protokolleve shëndetësore të parapara nga Komisioni për Sëmundjet Infektive dhe Ministria e Shëndetësisë”, thonë organizatorët.

Tubime të ngjashme janë zhvilluar në shumë qytete evropiane dhe botërore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button