Ana Brnabiq: Marrëveshja e Prespës është një shembull i mirë për atë se si ne shpresojmë se do të zgjidhet çështja me Prishtinën

Marrëveshja e Prespës është një shembull i mirë për atë se si ne shpresojmë se do të zgjidhet çështja me Prishtinën, njoftoi kryeministrja serbe Ana Brnabiq, në forumin ekonomik Delfi në Athinë. Sipas saj, marrëveshja tregon se çështjet e vështira mund të zgjidhen përmes dialogut dhe se, sapo të arrihet një kompromis, të gjithë duhet ta pranojnë atë, shkruan 360 gradë, njofton Portalb.mk.

Në një intervistë me kryeredaktorin e gazetës Kathimerini, Atanasios Elisomna, Brnabiq theksoi se Serbia mbështeti menjëherë Marrëveshjen e Prespës, duke theksuar se ishte një lajm i mirë, i cili lejoi Maqedoninë e Veriut të vazhdonte rrugën e saj për në BE.

“Unë e di që prosperiteti në vendin tim është i pamundur pa prosperitetin e gjithë rajonit. Për këtë, për mua si kryeministre e Sërbisë, është i rëndësishëm përparimi i të gjithë vendeve të rajonit, po aq sa është i rëndësishëm përparimi i vendit tim”, theksoi Brnabiq, njoftoi korrespondent i MIA-s nga Beogradi.

Gjatë një pauze të forumit, Brnabiq kishte dhe një bisedë të shkurtër me një pjesë të aktorëve kryesorë në negociatat për Marrëveshjen e Prespës, kryeministri Zoran Zaev dhe ish-kryeministrin grek Aleksis Cipras. Ajo pati takim gjithashtu dhe me kryeministrin aktual grek Kirjakos Micotakis dhe me presidenten e Greqisë, Katerina Sakelaropulu.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button