Fauci: Njerëzit e vaksinuar nuk duhet të mbajnë maska jashtë

Dr. Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, tha në televizonin CBS në emisonin “This Morning” se njerëzit e vaksinuar kundër Covid-19 nuk kanë nevojë të mbajnë maska jashtë, shkruan Top Channel.

“Ne duhet ta bëjmë atë tranzicion,” tha Fauci. “Nëse jeni të vaksinuar, nuk keni pse të mbani një maskë jashtë. Do të ishte një situatë shumë e pazakontë, nëse do të kalonit në një situatë krejtësisht të mbushur me njerëz ku njerëzit ndeshen me njëri-tjetrin, atëherë ju mbani një maskë. Por çdo herë tjetër, nëse jeni vaksinuar dhe jeni jashtë e me njerëz, lini mënjanë maskën tuaj. Ju nuk keni pse ta mbani”.

CDC tha në udhëzimet e azhurnuara në fund të Prillit që njerëzit plotësisht të vaksinuar mund të heqin maskat në mënyrë të sigurt në tubime të vogla në natyrë, por jo në ambiente të mbushura me njerëz.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button