Amerika e hoqi Xiaomin nga lista e zezë

Qeveria Amerikane ka vendosur të heqë Xiaomi nga lista e sanksioneve të administratës Trump, raporton PCW. Xiaomi u vendos në listën e kompanive që kishin lidhje me ushtrinë Kineze në Janar duke bllokuar investimin Amerikane në firmë.

Drejt fundit të presidencës së Trump, Departamenti Amerikan i Mbrojtjes e deklaroi Xiaomi një firmë që kontrollohet nga ushtria dhe partia Komuniste Kineze.

Dy javë më parë Xiaomi dërgoi urdhrin në gjykatë me argumentin se dy bashkëthemeluesit e kompanisë kishin në pronësi 75% të aksioneve dhe nuk kishin asnjë lidhje me ushtrinë.

Gjithashtu në padi kompania tregon se tre prej aksionerëve kryesor në Xiaomi ishin grupe Amerikane investimi.

Në Mars një gjykatë Amerikane përkohësisht hoqi sanksionet përpara se të anuloheshin ditën e sotme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button