Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë gati për të mbajtur Konferencën e Parë Ndërqeveritare, vlerësoi ambasadori Soreca

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë gati për të mbajtur Konferencën e Parë Ndërqeveritare për hapjen e negociatave, por kjo varet nga dakordësia mes vendeve anëtare në qershor, raporton EN.

Kështu u shpreh ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca gjatë një bashkëbisedimi me të disa rinj.

“Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i kanë plotësuar tashmë kushtet, të cilët janë kërkuar nga Këshilli i Evropës dhe Shqipëria dhe RMV, që të dyja e meritojnë që të fillojnë së bashku Konferencën e Parë Ndërqeveritare”, theksoi ambasadori.

Ai thotë se duhen bërë të gjitha përpjekjet për të bindur vendet anëtare të Bashkimit Evropian, që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i kanë ndërmarrë të gjithë hapat e kërkuara.

“Në shpresojmë që të gjitha vendet anëtare, pra të 27-at ta marrin këtë vendim në qershor dhe ne tashmë po sigurohemi që edhe Shqipëria dhe RMV të kalojmë në këtë proces së bashku. Duhet të sigurohemi që të gjitha përpjekjet të bëhen që të binden vendet anëtare, që këto dy vende tashmë i kanë ndërmarrë të gjitha hapet e nevojshëm për të nisur negociatat për aderimin”, tha ambasadori Soreca.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button