RMV, sekretari shtetëror Jahi Jahia dhe kolegia e tij kanë pranuar mijëra euro ryshfet, Prokuroria sot ngriti aktakuzë

Pas një hetimi ndërkombëtar ku ishin përfshirë organizatat ndërkombëtare OLAF dhe EUROJUSTICE, Prokuroria për krim të organizuar ngriti aktakuzë në Gjykatën themelore Penale në Shkup kundër Sekretarit shtetëror në Ministrinë e shoqërisë informatike dhe administratës, Jahi Jahia dhe koleges tij për keqpërdorim të 1.753.928 euro të një IPA projekti, shkruan Sdk.mk, njofton Portalb.mk.

Republika e Maqedonisë së Veriut, sipas rregullave të BE-së, do të duhet t’i kthejë këto para., edhe nëse ky projekti do të zbatohej në mënyrën më të suksesshme, sepse nuk guxon të ketë kurrfarë abuzimi dhe krim në lidhje me këto projekte.

48-vjeçari Jahia ngarkohet se në bashkëpunim me të pandehurën e dytë J.G. (53) ka kryer vepër penale – “Abuzim të pozitës dhe autorizimit zyrtar” sipas nenit 353 paragrafi 5, neni 22, vepra penale – “Pastrimi i parave dhe produktet e tjera të veprës penale” të parashikuara dhe të dënueshme sipas Art. 273 paragrafi 1, si dhe për “Prodhim, mbajtje, ndërmjetësim dhe tregti e paautorizuar me armë ose mjete shpërthyese” sipas nenit 396 paragrafi 1 i Kodit Penal. E pandehura e dytë ka kryer vepër penale – “Abuzim i pozitës dhe autorizimit zyrtar” sipas nenit 353 paragrafi 5 dhe për “Pastrim parash dhe të ardhura të tjera krimi” të parashikuara dhe të dënueshme sipas nenit 273 paragrafi 1 i Kodit penal.

Sipas aktakuzës, në periudhën nga tetori 2012 deri në prill 2017, i pandehuri i parë si zyrtar – i emëruar zyrtar dhe Kryetar i komitetit drejtues të projektit, pas marrëveshjes paraprake së bashku të me të pandehurën e dytë – nëpunëse civile drejtuese dhe anëtare e Komitetit drejtues, me qëllim të përfitimit të paligjshëm prone për veten e tyre dhe për një kompani nga Italia, kanë vepruar në kundërshtim me detyrat e tyre zyrtare dhe i kanë përdorur pozitat dhe autorizimet e tyre zyrtare.

Të pandehurit, në kundërshtim me parimin e konfidencialitetit dhe parimin e trajtimit të barabartë të aplikantëve të përcaktuar në PRAG – “Udhëzuesi praktik” i cili është i detyrueshëm për të gjithë përfituesit e fondeve IPA, edhe pse të vetëdijshëm se është e palejueshme, kanë ndarë informacione konfidenciale të tenderit për kushtet e punës dhe “TOR” (Terms of references) për dy IPA projekte që janë implementuar në dy ministri.

Kompania italiane, e cila është nën përndjekje penale atje, i ka përdorur informacionet e ndara në mënyrë të paautorizuar,  ka përgatitur ofertë të përshtatur për nevojat dhe i ka plotësuar praktikisht të gjitha kushtet teknike dhe financiare. Në të njëjtën kohë, i pandehuri J.G. Njëkohësisht , pas marrëveshjes së mëparshme me të pandehurin Jahia, personit juridik  –  aplikant i ka ndihmuar për njërin projekt në përgatitjen e ofertës financiare dhe e ka rregulluar atë në përputhje me kushtet e shpallura në tender. Me veprime të tilla, të pandehurit i kanë mundësuar personit juridik që të ketë një avantazh të paligjshëm mbi ofertuesit e tjerë dhe të zgjidhet si kontraktues i projekteve.

Si shpërblim për mbështetjen, të pandehurit janë shpërblyer nga personi juridik italian, përveç me udhëtime turistike edhe me para të gatshme. Kështu, i pandehuri i parë për zbulim të suksesshëm të informatave konfidenciale ka pranuar bakshish prej 42.430 euro, ndërsa e pandehura e dytë për shërbimet që i ka kryer gjatë implementimit të projekteve është shpërblyer me 57.052 euro.

Kompania italiane u ka paguar ryshfet të dyve nga paratë e projektit IPA që ka marrë me ndihmën e tyre, në mënyrë të paligjshme. Për J.G. ata i kanë paguar mjetet në një llogari të cilën ajo e ka hap në Greqi për të fsheh transferimin.

“Me veprimet e ndërmarra, të pandehurit e kanë vënë në pikëpyetje ligjshmërinë e projekteve të zbatuara. Komisioni Evropian në përputhje me nenin 29.1 të Marrëveshjes kornizë të lidhur midis Maqedonisë së Veriut dhe Komisionit Evropian mbi rregullat e bashkëpunimit në lidhje me ndihmën financiare nga KE për RMV, në kuadër të realizimit të ndihmës nën Instrumentin e Asistencës për Para-Anëtarësimit) IPA, përmes Drejtorisë së përgjithshme për zgjerim dhe politikë fqinjësore, kërkon kthim të fondeve të ndara për zbatimin e projekteve në vlerë prej 982.307.65 euro për projektin e parë, ose 771.620.20 euro për projektin e dytë. Shuma totale prej 1.753.927,85 euro duhet t’i kthehet Komisionit Evropian, në dëm të Buxhetit të RMV-së.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e të pandehurit të parë gjatë vitit 2019, u gjet një armë – pistoletë Luger, e cila nuk ka qenë e regjistruar në regjistrat e armëve. I pandehuri e ka poseduar atë pa autorizim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button