BFI: Namazi i Fitër Bajramit falet në xhami, manifestimi tradicional do të mbahet në “Mustafa Pashë”

Rijaseti i Bashkësisë Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut njofton se muaji i Ramazanit përfundon të mërkurën më 12 maj 2021, ndërsa, dita e parë e Fitër Bajramit është ditën e enjte, më 13 maj 2021.

Me vendim të Qeverisë së RMV, në natën e Fitër Bajramit nuk do të ketë orë policore me çka jepet mundësia që të falet namazi i sabahut si dhe namazi i Fitër Bajramit. Po ashtu, Bashkësia Fetare Islame e RMV, nën masat protokollare anti-Covid do të realizojë manifestimin tradicional, i cili do të mbahet në xhaminë Mustafa Pasha në Shkup.

“Me këtë rast kërkojmë nga besimtarët që gjatë faljes së namazit të sabahut dhe Fitër Bajramit të ruajnë distancën fizike dhe të respektojnë masat anti-Covid. Rijaseti i Bashkësisë Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut të gjithë besimtarëve në mbarë vendin ua uron festën e Fitër Bajramit duke lutur Allahun Fuqiplotë që t’i ketë pranuar agjërimet, lutjet dhe ibadetet tona”, thuhet në njoftimin e BFI-së.

Koha e namazit të Fitër Bajramit është 5:56 minuta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button