Komiteti i KE-së për parandalimin e torturës me kritika për kushtet e burgjeve në Maqedoni

Komiteti Evropian për Parandalimin e Torturës dhe të Trajtimit ose Dënimit Çnjerëzor dhe Poshtërues (KPT) sot në Strasburg, pasi mori miratimin nga autoritetet maqedonase, publikoi raportin për vizitën e 5-të periodike në Maqedoninë e Veriut, së bashku me përgjigjen e autoriteteve të vendit. Gjatë vizitës, është verifikuar se brutaliteti policor është në rritje dhe se autoritetet nuk kanë arritur të marrin masa të mjaftueshme për të adresuar mangësitë strukturore për një kohë të gjatë në sistemin e burgjeve, raporton MIA, transmeton Portalb.mk.

Gjatë vizitës, e cila u zhvillua nga 2 deri më 12 dhjetor 2019, delegacioni i KPT-së mori akuza të shumta për keqtrajtim fizik të shkaktuar nga zyrtarët e policisë ndaj të dyshuarve për vepra penale. Ata i janë ankuar delegacionit të KPT-së se janë goditur me shuplaka, grushta ose shkelma dhe rrahur me shkop ose sende të tjera gjatë arrestimit ose në një stacion policor me qëllim që të pranojnë fajin. Raporti, i gjatë 101 faqe, përshkruan disa raste në të cilat delegacioni mblodhi prova mjekësore për t’i mbështetur këto pretendime.

KPT rekomandon që nga ana e autoriteteve të Maqedonisë së Veriut, të merren një numër masash, veçanërisht përgjegjësi e plotë e zyrtarëve të lartë të policisë për sjelljen e vartësve të tyre dhe trajnimin në teknikat moderne të hetimit penal. Përveç kësaj, masat mbrojtëse ligjore, të tilla si aksesi tek një avokat dhe informimi i një pale të tretë për privimin e lirisë së një personi, duhet të zbatohen që nga fillimi i kësaj mase. Sipas KPT-së, efektiviteti i hetimit për pretendimet e keqtrajtimit gjithashtu duhet të përmirësohet.

Raporti i KPT-së, i miratuar në 3 korrik 2020, është shumë kritik ndaj refuzimit të vazhdueshëm të autoriteteve për të korrigjuar disa mangësi themelore në sistemin e burgjeve. KPT konsideron se nevojitet aksion i menjëhershme për të adresuar mungesën e një qëndrimi profesional për t’u marrë me situatën komplekse të sistemit të burgjeve, menaxhimin e dobët dhe performancën e dobët të personelit, ekipimit të pamjaftueshëm dhe cilësinë e dobët të kujdesit shëndetësor të ofruar për të burgosurit. Për më tepër, mungesa e një regjimi të përshtatur të ofruar për të burgosurit, niveli i lartë i dhunës midis të burgosurve, kushtet e mjerueshme materiale dhe korrupsioni endemik i personelit.

Rëndesa e këtyre problemeve është më e madhe në burgun Idrizovës, në të cilin të strehuar më shumë se 60 përqind të popullsisë së përgjithshme të burgjeve të vendit. Raporti përshkruan në detaje kushtet çnjerëzore dhe degraduese të vëzhguara në zonat kryesore për akomodim në këtë burg.

KPT edhe njëherë kujton mangësitë e kahershme të burgut të Shkupit, si për sa i përket kushteve materiale, ashtu edhe në mungesë të ndonjë regjimi motivues.

Në burgun e Ohrit, disa të burgosur të mitur thanë se ishin goditur me shuplaka, grushta dhe shkopinj gome kur janë sjellur keq. KPT rekomandon që personeli të trajnohet për teknikat e lehtësimit të stresit dhe masat e kufizimit dhe që menaxhmenti të sigurojë mbikëqyrje më të mirë të punës së tyre. Gjithashtu, sipas KPT-së, është thelbësore që të gjithë të miturit e ndaluar në këtë institucion të marrin program gjithëpërfshirës të aktiviteteve të përshtatura për nevojat e tyre.

Lidhur me spitalet psikiatrike në Demir Hisar dhe Negorc, KPT rekomandon që të merren masa për rritjen e numrit të psikiatërve, zhvillimin e aktiviteteve psikosociale dhe terapeutike mbi bazën e një qasje multidisiplinare dhe krijimin e protokolleve të trajtimit individual për pacientët. Në Spitalin Demir Hisar, duhet të ndërmerren hapa për të siguruar që të gjithë pacientët të kenë vërtetë përfitim nga ushtrimet në ambient të hapur çdo ditë. Në përgjithësi, duhet bërë shumë më tepër për avancimin r procesit të deinstitucionalizimit duke krijuar shërbime të përshtatshme të shëndetit mendor në komunitet.

Në Institucionin e posaçëm për persona me aftësi të kufizuara intelektuale Demir Kapi, institucioni kryesor për mbrojtje sociale në vend, KPT në raport u bën thirrje autoriteteve të Maqedonisë të lejojnë qasje të rregullt jashtë për të gjithë personat, ta rrisin numrin e personelit përgjegjës për kujdesin për banorët dhe rritjen e furnizimit me aktivitete rehabilituese. Përveç kësaj, gjykatat duhet t’i rishikojnë rregullisht dhe menjëherë vendimet e strehimit të qytetarëve.

Autoritetet e Maqedonisë së Veriut në përgjigjen e tyre në faqen 31 japin informacione të detajuare mbi masat e marra për zbatimin e rekomandimeve të dhëna nga KPT. Veçanërisht, autoritetet raportojnë për masat e marra në përgjigje të kërkesave urgjente të KPT-së, përkatësisht mbylljen e disa pjesëve problematike të burgut të Idrizovës, furnizimin e rregullt me ​​ujë të pijshëm në Burgun e Kumanovës dhe rinovimin e Burgut të Shkupit. Përveç kësaj, jepen informacione për hapjen e Qendrës edukuese dhe korrektuese të Tetovës për të mitur dhe për rinovimin e pavijoneve në Spitalin psikiatrik Negorc dhe institucionin special Demir Kapia.

Në konferencën për shtyp për prezantimin e raportit vjetor për vitin 2020, KPT gjatë vizitës së tij ad hoc në Maqedoninë e Veriut më 9 dhjetor 2020 u përpoq të intensifikonte dialogun e saj të vazhdueshëm përmes bisedimeve të nivelit të lartë.

“Bisedimet e nivelit të lartë, në të cilat përfshihet Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, tregojnë angazhimin e autoriteteve të Maqedonisë së Veriut për t’u përfshirë dhe zbatuar rekomandimet e KPT-së”, tha kryetari i KPT-së Alan Mitchell.

Diskutimi nxori në pah nevojën për shërbim profesional burgu me udhëzime të qarta dhe mbikëqyrje efektive se si e njëjta menaxhohet. Gjithashtu u tha që Ministria e Shëndetësisë duhet të investojë më shumë në përmirësimin e kujdesit shëndetësor të ofruar për të burgosurit. Gjithashtu, u diskutua për masat e nevojshme për t’u siguruar të burgosurve kushte minimale në burgjet në Idrizovë dhe Shkup dhe vendosjen e një regjimi stimulues.

Por, përkundër vizitës në dhjetor në KPT dhe bisedimeve të nivelit të lartë, Avokati i Popullit i Maqedonisë së Veriut pas ankesës së Jordan Kamçev, gjatë vizitës në KPU “Shkup”, konstatoi pa dyshim se akomodimi në dhomën e parë ku u gjet J. Kamçev, nga ku u transferua pas njoftimit të vizitës së ombudsmanit, e konsideron atë trajtim çnjerëzor dhe degradues të një personi të ndaluar. Kjo ankesë iu përcoll KPT-së në Strasburg.

Michael Neuuter, zëvendës sekretar ekzekutiv, udhëheqës reparti në KPT, në lidhje me vizitën në Maqedoninë e Veriut dhe ankesën e fundit nga vendi tha: “Kjo tregoi se ka çështje serioze që duhet të zgjidhen, kurse në lidhje me vizitën nga viti 2019; konsultimet intensive janë duke u zhvilluar midis KPT-së dhe Maqedonisë së Veriut në mënyrë që të zbatohen rekomandimet e raportit të mëparshëm.

Sipas rekomandimeve të Konventës Evropiane për Parandalimin e Torturës dhe të Trajtimit ose Dënimit Çnjerëzor dhe Poshtërues, konsultimet e tilla duhet të mbahen sekret, duhet të jenë të besueshme, kurse fakti që konsultime të tilla u zhvilluan në dhjetor 2020, kur u takua kryetari i mëparshëm i KPT-së me Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut. Por gjërat po lëvizin gjatë gjithë kohës, shpresoj në drejtim pozitiv,” përfundoi Neuauter.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button