Erdogan i siguron palestinezët për mbështetjen e Turqisë

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka porositur të hënën se vendi i tij do ta mbështesë përherë kauzën palestinezë, se do të jetë përherë përkrah “vëllezërve” palestinezë dhe do ta mbrojë dinjitetin e “Al-Aqsas”.

Drejtoria për Komunikime pranë zyrës së presidentit turk ka njoftuar se Erdogani ka zhvilluar bisedime të ndara me liderin palestinez, Mahmoud Abbas, si dhe me liderin politik të lëvizjes “Hamas”, Ismail Haniyeh.

Pas bisedimeve telefonike me udhëheqësit palestinezë, Erdogan ka dënuar ashpër sulmet izraelite ndaj palestinezëve dhe kompleksit të “Al-Aqsas”, të cilat i ka kategorizuar si terroriste, transmeton Koha.net.

“Erdogan ka paralajmëruar se do të bëjë çmos në mënyrë që gjithë bota, në krye me vendet myslimane, të ngrihen kundër terrorizmit dhe okupimit që ka ndërmarrë Izraeli”, thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button