fbpx

Hamasi ka hedhur raketa në drejtim të Jerusalemit

Militantët e Hamasit në Rripin e Gazës hodhën disa raketa në drejtim të Jerusalemit, duke i rritur edhe më shumë tensionet midis Izraelit dhe palestinezëve.

Raporte për të plagosur nuk ka, edhe pse Parlamenti i Izraelit u evakuua.

Udhëheqësit e Hamasit kërcënuan se do të sulmojnë përsëri, pasi qindra palestinezë u plagosën më herët në përleshje me policinë izraelite, transmeton REL.

Për disa viktima u raportua më vonë, pas sulmeve të Izraelit kundër grupit islamist.

Izraeli tha se ka vrarë tre militantë të Hamasit.

“Kemi nisur, e përsëris kemi nisur, të sulmojmë caqet ushtarake në Gaza”, tha zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Jonathan Conricus.

Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza, e drejtuar nga Hamasi, tha se nëntë persona – përfshirë disa fëmijë – kanë vdekur në sulmet izraelite.

Ditëve të fundit, Jerusalemi ka përjetuar dhunën më të rëndë ndër vite.

Më shumë se 300 palestinezë janë plagosur në konfrontimet me policinë izraelite jashtë xhamisë al-Aqsa të hënën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button