Borrell: Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut – së bashku në rrugën e integrimit evropian
Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha të hënën se duhet çuar përpara procesin e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, ndërsa theksoi se nuk ka pasur synim për veçimin e tyre në këtë proces.
Zoti Borrell i bëri këto komente pas takimit mese 7 orësh të ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian të cilët diskutuan mes çështjesh tjera, situatën në Ballkanin Perëndimor.
Ai tha se ministrat u pajtuan se Ballkani Perëndimor është rajon me rol thelbësor gjeo-strategjik për Bashkimin Evropian dhe ritheksuan ardhmërinë evropiane të gjithë rajonit.
“Po kjo nuk ka të bëjë vetë më procesin e zgjerimit, por duam të sigurohemi se jemi politikisht të angazhuar me partnerët tanë që nga trajtimi i pandemisë së COVID-19, vaksinimin, bashkëpunimin ekonomik, trajtimin e ndikimeve të jashtme, mbrojtjen nga dezinformimin etj”, tha ai duke nënvizuar se pati një pajtim të gjerë për nevojën e Ballkanit Perëndimor që të forcojë reformat evropiane.
“Duhet te çojmë përpara procesin e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, dhe meqë jemi këtu, asnjëherë nuk ka pasur synim për veçimin e tyre në këtë proces”, tha ai.
Javën e kaluar, komisionari për zgjerim, Oliver Varhelyi, la të hapur mundësinë që Shqipëria të veçohet nga Maqedonia e Veriut, apo që e para të nisë negociatat për anëtarësim.
Bashkimi Evropian dha dritën jeshile më shumë se një vit më parë, por kundërshtimi i Bulgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut, e pamundësoi hapjen e tyre.
Bullgaria citon mosmarrëveshjet mbi historinë dhe gjuhën. Ajo kërkon garanci se Maqedonia e Veriut nuk do të mbështesë asnjë pretendim ndaj një pakice maqedonase në Bullgari. Po ashtu kërkon që dokumentet zyrtare të BE-së të shmangin përmendjen e “gjuhës maqedonase”, që thotë se rrjedh nga bullgarishtja.
Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe katër vende të tjera të Ballkanit Perëndimor, Bosnja, Kosova, Mali i Zi dhe Serbia aspirojnë anëtarësimin në BE.
Të gjitha këto ndodhen në shkallë të ndryshme të procesit. Mali i Zi dhe Serbia kanë hapur negociatat dhe zoti Borrell tha se procesi i integrimit të tyre “duhet të përparojë”.
Çështjet e zgjerimit të BE-së pritet të diskutohen të martën nga vendet e bllokut.
Ai tha se gjatë diskutimeve të sotme është kërkuar nga ministrat e Jashtëm përparim “për liberalizimin e vizave për Kosovën”, që është vendi i vetëm në Evropën Juglindore që ndodhet jashtë regjimit të udhëtimit pa viza.
“Po ashtu pati edhe pritje të qarta për rifillimin e shpejtë të bisedimeve Beograd – Prishtinë, që siç e dini, do të rifillojnë para fundit të muajit qershor, siç jemi pajtuar me kryeministrin e Kosovës së fundmi”, tha zoti Borrell.
Një përpjekje e BE-së për të organizuar një takim mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç me 11 maj, dështoi meqë Kosova nuk e kishte konfirmuar takimin dhe siç tha zoti Borrell, “qeveria e Kosovës tha se ka nevojë të përgatitet, meqë qeveria e kaluar nuk i ka informuar për situatën në bisedimet e mëhershme”.
Ai pret që të takojë javën e ardhshme udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor në një darkë punë në Bruksel.
Zoti Borrell tha se gjatë takimit të sotëm u ritheksua mbështetja e fuqishme për tërësinë tokësore dhe sovranitetin e Bosnjës dhe Hercegovinës, në dritën e dokumenteve jozyrtare të publikuara kohët e fundit për ndryshimin e kufijve në Ballkan.
Ndryshe, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në kuadër të vizitës së tij në Bruksel, sot realizoi takim edhe me kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, me eurokomisarin për Politikë Fqinjësore dhe Zgjerim të BE-së, OIiver Varheji dhe me kryetarin e Parlamentit Evropian, David Sasolli.
Portugalia, si kryesuese e Bashkimit Evropian, dhe Komisioni Evropian ende shpreson që deri në fund të presidencës Portugeze, 30 qershor, të mbahet konferencë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut.
-
- LEXO: Urgjentisht duhet të zhbllokohet rruga evropiane, pa biseduar për identitetin maqedonas, paralajmëroi Zaev në takim me Sasolin
- LEXO: Takimi Zaev – Von der Leyen: KE do të angazhohet edhe më fuqishëm në gjetjen e zgjidhjeve për fillimin e bisedimeve
- LEXO: Zaev – Varheji: Identiteti nuk mund të jetë arsye për bllokimin e integrimeve evropiane
- LEXO: Zaev sot në Bruksel do të bisedojë për procesin qasës të Maqedonisë së Veriut në BE
- LEXO: Gazeta austriake ‘Standard’: Është e paqartë pse Varheji spekulon për ndarjen e Maqedonisë dhe Shqipërisë – Danimarka, Holanda dhe Gjermania nuk do ta lejojnë një gjë të tillë
- LEXO: Dimitrov mendon se është koha për të filluar negociatat, Geer thotë se nuk ka ardhur koha për konferencën ndërqeveritare
- LEXO: Varheji sërish u kërcënua se Shqipëria do t’i fillojë negociatat para Maqedonisë së Veriut nëse nuk ka marrëveshje me Bullgarinë
- LEXO: Shekerinska në Romë, takime me funksionarë italian, përveç NATO-s u bisedua edhe për eurointegrimet
- LEXO: ShBA-ja e mbështet gatishmërinë e Austrisë për ndërmjetësim midis Maqedonisë dhe Bullgarisë
- LEXO: Bisedimet me BE-në, pas marrëveshjes me Bullgarinë, paralajmëroi Varhejli Maqedoninë e Veriut
- LEXO: BE diskutoi për Maqedoninë: Nuk heq dorë nga konferenca e parë ndërqeveritare deri më 30 qershor
- LEXO: Të respektohet njëjtë identiteti dhe gjuha maqedonase nga vendet anëtare të BE-së, kërkoi Zaev nga ambasadorja kroate
- LEXO: Ministrat e BE-së, më 10 maj, diskutojnë për Ballkanin Perëndimor