Tetovë, pas denoncimit të rastit nga Portalb, policia paditi tre persona për djegien e kontejnerëve

Policia ka arritur të zbulojë shkaktarët e zjarreve të shkaktuara në shportat e mbeturinave gjatë orës policore në qytetin e Tetovës, transmeton Portalb.mk.

Në lidhje me rastin e djegies së këtyre kontejnerëve, SPB-Tetovë ka paralajmëruar kallëzim penal ndaj personave që e shkaktuar këtë zjarr muajin e kaluar, me 18 dhe 28 prill. Personat e dyshuar janë tre persona nga Tetova të moshës nga 15 deri 16 vjeç .

Të dyshuarit akuzohen për rrezikim të sigurisë së përgjithshme, anashkalim i masave kufizuese shëndetësore (ora policore) dhe ndotje e mjedisit jetësor.

Ndryshe, gazetari i Portalb.mk kishte denoncuar në polici dëmtimin e pronave publike dhe prishjen e rendit dhe qetësisë nga disa persona të panjohur, që në rastin e parë. Por kjo kërkesë asokohe hasi në veshin e shurdhër të kompetentëve të policisë. Në rastin e dytë, dëmi ishte më i madh, personat e kanë djegur një kontejner në të njëjtin vend ku ditë më herët i dëmtonin ata duke i shkelmuar. Dhe për këtë, policia gjatë bisedës telefonike potencoi se i kanë lajmëruar disa herë, por “nuk kanë çfarë të ju bëjnë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button