Përveç heqjes së vizave, Maqedonia e Veriut me Gjeorgjinë formalizuan bashkëpunimin në kulturë dhe në punën e Kuvendit

Vizita e presidentes së Gjeorgjisë, Sallome Zurabishvili, në Maqedoninë e Veriut, shënoi formalizimin e marrëveshjeve të ndryshme bilaterale ndërmjet këtyre dy vendeve, duke filluar me heqjen e vizave ndërmjet dy vendeve, transmeton Portalb.mk.

Kryeparlamentari i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, paralajmëroi që këtë muaj në Kuvendin e RMV-së do të formohet Grup parlamentar i bashkëpunimi me Kuvendin e Gjeorgjisë, duke përkujtuar që tashmë në Gjeorgji është i gormuar ky grup me tri anëtarë, me qëllim bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve.

“Ministret e kulturës të Maqedonisë së Veriut dhe Gjeorgjisë, Irena Stefoska dhe Tea Culikiani, sot nënshkruan Memorandum për bashkëpunim në fushën e kulturës. Me nënshkrimin e Memorandumit, inkurajohet bashkëpunim i drejpërdrejtë dhe shkëmbim i ekspertëve ndërmjet institucioneve dhe organizatave nga fusha e kulturës, shkëmbim të informacioneve, si dhe vendosjen e kontakteve të drejpërdrejta në të gjitha veprimtaritë – duke filluar nga letërsia, teatrot dhe muzika, deri tek mbrojtja e trashëgimisë kulturore”, raportojnë nga Ministria e Kulturës në RMV.

Delegacioni nga Gjeorgjia sot paradite zhvilloi takim edhe me presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ku u formalizua heqja e vizave ndërmjet këtyre dy vendeve, viza që kushtonin dhjetëra dollarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button