ASH dhe AAA do të dorëzojnë amendamente shtesë për Ligjin për nënshtetësi dhe më pas do të thirret komisioni amë

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa do të dorëzojnë amendamente shtesë për propozim ligjin për nënshtetësi, që të mund të thirret komisioni amë dhe ligji të kalojë në fazat e tjera të procedurave parlamentare, shkruan Portalb.mk.

“Ashtu siç jeni të informuar propozim ligji ynë për nënshtetësi tani më ka një marrëveshjes mes koalicionit tonë Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa dhe Qeverisë dhe i njëjti jo që është hequr ndonjëherë nga procedura parlamentare, ai vazhdon të jetë në komision dhe jemi duke përgatitur amendamentet e komisionit të cilat janë parakusht që të thirret Komisioni për Mbrojtje dhe Siguri, i cili është komisioni amë ku duhet të shqyrtohen të njëjtët. Pasi të kalohet në atë komision duhet të thirret seanca e 25-të ku edhe është si pikë e rendit të ditës edhe propozim ligji për nënshtetësi i paraqitur nga ana jonë”, deklaroi deputetja e këtij koalicioni, Ilire Dauti.

Opozita shqiptare dhe Qeveria javën e kaluar kanë arritur marrëveshje për propozim Ligjin për nënshtetësi. Deputeti i koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, Elmi Aziri në një konferencë për media ku konfirmoi arritjen e marrëveshjes, tha se prej tani të gjithë personat që kanë pasur problem deri tani me marrjen e shtetësisë, çështja e tyre do të trajtohet konform këtij ligji për të cilin janë marrë vesh me kryeministrin Zaev, respektivisht me Qeverinë. Ai tha se presin që shumë shpejtë ligji të miratohet në Kuvend.

“Vlerësojmë se është një arritje e mirë e madhe për shkak se të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut që nga pavarësimi e këndej janë banues reale të Maqedonisë së Veriut por që kanë pasur probleme me shtetësinë e këtij shteti, përmes këtij ligji do të kenë mundësinë që të pajisen me të njëjtën. Faktikisht përmes këtij ligji, të gjithë personat që nga pavarësia e këndej janë banorë të Maqedonisë së Veriut u konstatohet shtetësia duke aplikuar shtetësi dhe duke ofruar si dëshmi vetëm një dokument që është në dispozitat kalimtare të evidentuar në mënyrë taksative me ligj”, deklaroi Aziri.

Ai më tej ka sqaruar se edhe pse kanë insistuar që gjuha shqipe të futet si element në këtë ligj për kategorinë e qytetarëve që dëshirojnë ta marrin nënshtetësinë me natyralizim, por kjo nuk është pranuar.

Kryeministri Zoran Zaev dhe opozita shqiptare zhvilluan disa takime për të biseduar në lidhje me Ligjin e nënshtetësisë. Këto takime kanë ardhur pasi grupi parlamentar i Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativën me mbi 32,000 amendamente bllokuan 20 ligje, mes të cilëve edhe vendimin për vazhdimin e gjendjes së krizës me rreth 400 amendamente, si kushtëzim për mbështetjen e Ligjit për Shtetësinë, pasi propozim ligji fillestar i dorëzuar nga ky koalicion u bllokua nga opozita maqedonase.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button