Dafina Karameti: Fotot e bukura bëhen edhe në dhomë bosh, mjafton kreativiteti (VIDEO)

Një prej profesioneve më të kërkuara dhe më të pëlqyera nga të rinjtë është fotografia. Rrjetet sociale, publikimi i përditshëm i fotografive, kanë bërë që ky profesion të vlerësohet edhe më shumë. Një prej fotografeve që premton shumë është Dafina Karameti, 22-vjeçarja nga qyteti i Dibrës, por që aktualisht jeton në Vjenë. Për Portalb, ajo  flet për rrugëtimin e saj të deritanishëm si fotografe.

“Gjithçka filloi kur isha fëmijë. Babai im është fotograf, siç ka qenë edhe gjyshi im.
Ai gjithmon na fotografonte mua dhe motrën time dhe na mësonte çdo ditë e më shumë për fotografinë. Gjithmonë kam qenë e magjepsur nga fakti se mundemi të shohim një peizazh që na lë pa fjalë dhe të kemi mundësinë ta mbajmë në dorë atë si foto. Por, babatit tim nuk i takojnë të gjitha meritat nga që edhe mamaja ime më ka mësuar si t’i editoj dhe t’i përpunoj fotot në perfeksion. Prindërit e mi ishin një ekip dhe unë iu bashkangjita gjatë këtij rrugëtimi.” tha Dafina.

This slideshow requires JavaScript.

Dafina tani e disa vite ka ikur në Vjenë për studime. Ky qytet, me bukurinë e tij, e inspiroi edhe më shumë për të vazhduar fotografinë si profesion.

Megjithëse fotot e bukura bëhen edhe në një dhomë të vogël bosh, mjafton ta kesh kreativitetin. Për mua fotoja më e bukur është ajo më e natyrshmja! Sekreti për të është të jesh i aftë t’i ndihmosh klientët të ndjehen mirë, të kenë vetëbesim dhe ta duan veten e tyre të tillë çfarë janë.” u shpreh Dafina.

Mesazhin që Dafina përcolli për të gjithë artistët e rinj është:

“Mos e lini asnjëherë pasionin dhe talentin prapa. Nëse keni potencial për diçka, ia vlen të përqendroheni te kjo 100 për qind, pa pasur parasysh vetëbesimit të ndonjëhershëm, pa pasur parasysh dyshimet nga rrethi. Nëse ju bëni diçka me dashuri dhe me kreativitet, në fund suksesi do të vijë gjithësesi.” përmbylli Dafina Karameti.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button