Filipçe u vaksinua me “Sinofarm”: Të gjitha vaksinat janë të sigurta

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot ka marrë dozën e parë të vaksinës kineze “Sinofarm”. Ai tha se të gjitha vaksinat janë të sigurta dhe u bëri thirrje qytetarëve që të paraqiten për vaksinim. Siç theksoi ai, vaksina është faktor që do të ndikojë të ndryshohet pasqyra e pandemisë gjithkund në botë, shkruan Portalb.mk.

“U bëj thirrje të gjithëve të jenë të vetëdijshëm së vaksinat janë të sigurta, se të gjitha janë të zhvilluara në platforma të sigurta, se efektet e padëshiruara janë me të vërtetë të vogla. Ka indikacione të sakta, përkatësisht indikacione të kundërta për grupet e moshuara, kategori kritike të qytetarëve të cilët nuk duhet të marrin ndonjë vaksinë dhe atë e marrim si të dhënë nga hulumtimet shkencore”, deklaroi Filipçe.

Ai tha se sistemi i vaksinimit në disa qendra po zhvillohet mirë.

“Sot unë e kam marrë vaksinën e “Sinofarm”. Tekstualisht të gjitha vaksinat janë të sigurta për përdorim. Sistemi i vaksinimit zbatohet mirë. Gjatë ditës së djeshme u vaksinuan rreth 10 mijë qytetarë në vendin tonë. Ky sistem i qendrave të vaksinimit, më shumë salla sportive sipas shembullit të sallës “Boris Trajkovski” po zhvillohet mirë në shtet”, tha Filipçe.

Ministri tha se theksi i vaksinimit është vendosur te të gjithë të paraqiturit në faqen vakcinacija.mk, me prioritet të grupit të moshuar dhe paralelisht një pjesë më e vogël shkon te të punësuarit në infrastrukturën kritike, ashtu siç filluam para disa javëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button