Villareali në finale me Manchester United

Do të luhet mes Manchester United dhe Villarealit finalja e Europa League-s për sezonin 2020-2021, shkruan SS.

Për “Djajtë e Kuq” ishte e mjaftueshme fitorja e thellë 6-2 e takimit të parë ndaj Romës, për të mos I dhënë vlerë disfatës 3-2 në kryeqytetin italian, ndërsa skuadra spanjolle, falë fitores 2-1 në fushë ne saj, eliminoi Arsenalin, që nuk ia doli të shënonte qoftë një gol në sfidën e kthimit në “Emirates”, që u mbyll me rrjeta të paprekura.

Në “Olimpico” u luajt një ndeshje e hapur, e diktuar edhe nga rezultati i sfidës së parë, me “Djajtë e Kuq” praktikisht të kualifikuar në finale. Në fund të pjesës së parë Edinson Cavani zhbllokoi takimin, duke shuar shpresën e tifozit më fanatik të verdhekuqve për një përmbysje të mundshme. Dy gola të shënuar pak pasi nisi pjesa e dytë nga Dzeko dhe Cristiante përmbysën rezultatin në 2-1, por ishte sërish Cavani “vrasësi” i Romës, që realizoi të dytin në minutën e 68-të.

Gjithsesi, Roma shënoi një tjetër gol me të riun Zalewski, I ndihmuar nga devijimi i Telles së United, për të marrë një fitore që vlen vetëm për statistikat, pasi në finalen e Europa League-s do të luajnë “Djajtë e Kuq.”

Edhe pse nuk pati gola, sfida mes Arsenalit dhe Villarealit ishte më emocionuese, me raste në të dyja portat, por nuk ishte e thënë të shënohej qoftë një gol.

Në fundit e pjesës së dytë “topçinjtë” u hodh në sulm frontal për golin që do t’u jepte kualifikimin, por Pepe dhe Aubameyang, që goditi shtyllën ishin të pafat, me “Nëndetësen e Verdhë” që për herë të parë në histori arrin në finalen e një kompeticioni të rëndësishëm europian, siç është Europa League.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button