RMV, edicioni jubilar i “Offest”-it shtyhet për në nëntor

Edicioni i sivjetmë i 20-të jubilar i festivalit të muzikës nga bota “Offest” nuk do të mbahet në terminet e planifikuara nga 2 deri më 6 qershor, por zhvendoset për në 9 deri më 13 nëntor, njofton Portalb.

Sipas organizatorëvearsyeja e vetme për shtyrjen e tanimë programit të përgatitur të festivalit është vonesa e marrëveshjes, dokumentacionit shoqërues dhe pagesa e avansit të domosdoshëm nga ana e Ministrisë së Kulturës. Nga ana tjetër, nga Ministria e Kulturës thonë se ata kanë dorëzuar marrëveshje deri te organizatori “Skopje xhaz festival”, por aplikuesi nuk e ka nënshkruar dhe në mënyrë plotësuese ka dorëzuar edhe vërejtje.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Kulturës të publikuara në ueb-faqen e tyre, nga Programi vjetor për financim të projekteve me interes kombëtar për edicionin e sivjetmë të “Offest” janë aprovuar 2 milionë e 10 mijë denarë.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button