Varheji sërish u kërcënua se Shqipëria do t’i fillojë negociatat para Maqedonisë së Veriut nëse nuk ka marrëveshje me Bullgarinë

Eurokomisari për zgjerim Oliver Varheji sërish tha se Bashkimi Evropian mund t’i fillojë negociatat e inkuadrimit me Shqipërinë para Maqedonisë së Veriut, nëse nuk gjindet zgjidhje e përbashkët e pranueshme me Bullgarinë për kontestin historik, shkruan sdk.mk, njofton Portalb.

“Nëse hasim në vështirësi sërish me Maqedoninë e Veriut, që do të thoshte se nuk do të kemi sukses në bindjen e Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut të gjejnë zgjidhje të përbashkët të pranueshme, atëherë pyetja është se nëse mund të ecim përpara vetëm me Shqipërinë. Edhe ne duhet ta shqyrtojmë këtë çështje”, tha Varheji, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve të “Juronjuz” sot në Bruksel.

 I pyetur se nëse është opsion ndarja formale e zë dy vendeve, të cilat deri më tani shkonin në pako, ai u përgjigj: “Po, ajo është një opsion”.
Varheji theksoi diçka të ngjashme edhe pardje, gjatë vizitës së tij në Shkup, me rastin e dhurimit të 4.800 vaksinave nga BE-ja.
“Shqipëria i ka përmbushur të gjithë kushtet dhe nëse nuk arrihet marrëveshje për rastin e Maqedonisë së Veriut mendoj se do të vijë edhe ai moment kur do të duhet të shqyrtojmë edhe opsione të tjera. Sot bisedova për këtë çështje me kryeministrin Zaev dhe u dakorduam se duhet të bëhet progres nga të dyja palët”, tha pardje Varheji.
Maqedonia e Veriut ka rekomandim të pastër për fillim të negociatave të inkuadrimit nga Komisioni Evropian, por vendimin final e sjellë Këshilli i Evropës, ku Bullgaria vendosi veto.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button