MSH: Gjithsej 92.253 qytetarë kanë marrë vaksinë dhe janë rivaksinuar deri tani, dje rreth 9 mijë

Sipas shifrave të fundit, 25 përqind e popullsisë mbi moshën 70 vjeç ka marrë të paktën një dozë të vaksinës. Deri dje pikat e vaksinimit në vend janë u vaksinuar gjithsej 74.076 qytetarë, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë, raporton 360 shkallë, transmeton Portalb.mk.

Dje janë vaksinuar 9.123 qytetarë, nga të cilët 7.963 qytetarë me dozën e parë. Sipas të dhënave të Ministrisë, në vend gjithsej 92.253 qytetarë e kanë marrë vaksinën dhe janë rivaksinuar.

Sipas shifrave të fundit, 25 përqind e popullsisë mbi moshën 70 vjeç ka marrë të paktën një dozë të vaksinës.

Sipas Planit kombëtar për vaksinim, aktualisht po bëhet vaksinimi e personave të moshuar, qytetarët që janë regjistruar në faqen e internetit vakcinacija.mk, si dhe punonjësit në infrastrukturën kritike.

Vaksinimi masiv bëhet në disa qytete të vendit, në QS “Boris Trajkovski” në Shkup, në sallat sportive në Kavadarc, Kumanovë, Tetovë, Shtip, Manastir dhe Ohër.

Ministria e Shëndetësisë apelon tek qytetarët që të paraqiten masivisht në vakcinacija.mk.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button