RMV, Presidenti dhe studentë të marrëdhënieve ndërkombëtare bënë simulimin e një seance të Këshillit të Sigurimit

Studentët e katedrës së marrëdhënieve ndërkombëtare në Fakultetin Filozofik në UKM, sot zhvilluan simulim të një seance të Këshillit të Sigurisë, të organizuar nga Qendra presidenciale për edukim politik, me mbështetjen e fondacionit partner “Friedrich Ebert”, transmeton Portalb.mk.

Në simulim morën pjesë nëntë studentë  dhe secili prej tyre ishte në rolin e një anëtari të Këshillit të Sigurimit.

Tema e diskutimit ishte “Mbrojtja e mjedisit jetësor dhe ndotja e ajrit“, ndërsa dy nga studentët përfaqësuan ministrin e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe ish-drejtorin e Inspektoratit Shtetëror për Mjedisin Jetësor.

Presidenti Stevo Pendarovski mori pjesë në simulim dhe e udhëhoqi si seancë të rregullt të Këshillit të Sigurimit.

“Qëllimi i simulimit është të sjellë punën e institucioneve më pranë kuadrit të ri dhe të njihen praktikisht me procedurat për funksionimin e trupave dhe organeve shtetërore,” tha Presidenti Pendarovski.

Para studentëve, Presidenti shpjegoi rolin e Këshillit të Sigurimit, përbërjen dhe punën e tij, duke shtuar se temat më të zakonshme të Këshillit deri më tani ishin situata politike dhe e sigurisë në vend.

“Për shkak se institucionet punojnë për interesat e qytetarëve, për herë të parë në një seancë të Këshillit të Sigurimit diskutuam mjedisin, ku morën pjesë përfaqësues të sektorit të OJQ-ve. Kriza shëndetësore, pandemia, vaksinat, lajmet e rreme ishin gjithashtu tema të Këshillit të Sigurimit në periudhën e kaluar”, tha Presidenti Pendarovski.

Në drejtim të zhvilimit të ngjarjes në mënyrë autentike, studentët morën materiale dhe informacione dhe u njohën me dispozitat e Ligjit për informacionet e klasifikuara dhe certifikatat e sigurisë.

This slideshow requires JavaScript.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button