Chelsea eliminoi Real Madridin, finale angleze në Stamboll

Do të jetë një finale e gjitha angleze ajo e 29 majit në stadiumin “Ataturk” të Stambollit, pasi Chelsea ia doli të eliminojë Realin e Madridit dhe tani do të sfidojë Manchester Cityn për të ngritur lart trofeun më të lakmuar për klube, shkruan SS.

Pas barazimit 1-1 një javë më parë në Madrid, blutë e Londrës dominuan në 90-minutëshin e sotëm në “Stamford Bridge” duke fituar me rezultatin 2-0 dhe siguruar biletën për në finalen e madhe.

Sfida u zhbllokua nga Timo Werner në minutën e 28′, pas një asisti të Kai Havertz, ndërsa llogaritë i mbylli mesfushori anglez Mason Mount në pjesën e dytë.

Mbrëmjen e djeshme Manchester City triumfoi po me shifrat 2-0 ndaj Paris Saint Germain dhe siguroi finalen, ndërsa tani e sigurt është që Liga e Kampionëve do të shkojë në Angli.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button