Carovska: Me konceptin e ri arsimor nuk do të ketë më tekste diskriminuese shkollore

Arsimi është shtyllë kryesore në ndërtimin e shoqërisë e cila bazohet në vlerat qytetare. Koncepti i ri për Arsimin Fillor, e cila do të zbatohet në 5-6 vitet e ardhshme, për herë të parë vendos gjithëpërfshirjen, barazinë gjinore dhe ndërkulturësinë si parime kryesore që janë të lidhura drejtpërdrejt me Standardet Kombëtare të Arsimit. Në këtë mënyrë e forcojmë multikulturalizmin, respektin për diversitetin dhe krijimin e një shoqërie për të gjithë. Këtë e theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska gjatë kohës së panel diskutimit me temë “Jodiskriminimi dhe multikulturalizmi në shkollat”, në organizim të Civil, njofton Portalb.mk.

“Të gjithë ishim dëshmitarë se për vite shpalleshin përmbajtje diskriminuese të teksteve shkollore. Sot po udhëheqim debat për atë çfarë forme të teksteve shkollore duhet të kemi, me atë rast  flasim për zgjidhje ligjore që në mënyrë eksplicite përmes disa filtrave parandalon hyrjen e përmbajtjes së tillë në tekstet shkollore dhe në përgjithësi në materialet didaktike”, tha Carovska.

Ministrja informoi se tashmë 2 tekste shkollore që kanë përmbajtje diskriminuese janë tërhequr nga përdorimi dhe se ajo është  demonstrim i vullnetit sistematik diçka të ndryshohet. Sipas Konceptit të ri për arsimin fillor, si do të përpunohen programet mësimore të reja, ashtu do të fillojnë edhe procedurat për përpunimin e teksteve shkollore të reja.

“Nuk është e lejueshme të miratohen ligje mbi diskriminimin dhe gjithëpërfshirjen, ndërsa në realitet ka përmbajtje diskriminuese në shkollat, përmbajtje që ofendojnë dhe drejtpërdrejt të krijohet atmosferë të pakënaqësisë,” tha Carovska, duke potencuar se gjërat kanë filluar të ndryshojnë intensivisht.

Ditë më parë filloi trajnimi i mësimdhënësve për implementimin e programeve të reja mësimore. Siç tha ministrja, në periudhën vijuese ata do të duhet të përgatisin trajnime dhe t’i kryejnë ato në maj, gjithashtu nga 15 qershori dhe 15 korriku, si dhe moduli i fundit, dmth trajnimi që do të jetë një-ditor dhe para fillimit të viti shkollor.

RMV, sa do të qëndrojnë në shkollë nxënësit dhe mësimdhënësit sipas Konceptit të ri të propozuara

MASH-i propozoi në Konceptin e ri për shkollat fillore të rritet kohëzgjatja e qëndrimit të nxënësve dhe arsimtarëve në shkolla.

Qëndrimi i nxënësve në shkollë nuk kuptohet vetëm si një qëndrim në klasë sipas orarit të përcaktuar javor, por, përkundrazi, si kohë e kaluar në mësim (mësim formal ose joformal) dhe shoqërizim përmes lojës dhe aktiviteteve të tjera argëtuese (të strukturuara pak a shumë)”, propozohet në Konceptin e ri.

Koncepti është hartuar në atë mënyrë që plani organizativ i shkollës përfshin orarin e orëve mësimore dhe kohën tjetër në shkollë, përdorimin e hapësirave për mësimdhënie dhe aktivitete të tjera dhe angazhimin e të gjithë personelit në shkollë.

“Për sa kohë që shumica e nxënësve mësojnë në shkolla me mësimdhënie me dy ndërrime, qëndrimi i detyrueshëm i nxënësve nga klasa I deri në klasën V në shkollë është 5 orë në ditë, nga të cilat rreth 3-3,5 orë kalojnë në orët mësimore, dhe koha e mbetur në aktivitete të tjera”, sqarohet në Konceptin e propozuar.

Ndryshe, nxënësit prej klasës së gjashtë deri në klasën e nëntë duhet të kalojnë 6 orë në ditë, prej të cilave 4 deri 4.5 orë për orë mësimore.

“Për nxënësit e të gjitha klasave, disa nga aktivitetet janë të pastrukturuara (të tilla si pushimet ndërmjet orëve), dhe disa janë të strukturuara dhe të organizuara nga mësimdhënësit ose nga shkolla në llojin e orës klasore, plotësuese ose aktivitete shtesë të lidhura me mësimin, ose aktivitete jashtëmësimore”, sqarohet në Koncept.

Koncepti sqaron që mësimdhënësit mund të zbatojnë lëndët e lira zgjedhore, për të cilat nuk duhet patjetër të jenë të diplomuar, por duhet të jenë të aftë (psh. gatimi, fotografia, ndihma e parë dhe mbrojtja).

“Në mënyrë që të jenë në gjendje të përmbushin të gjitha detyrat, mësimdhënësit qëndrojnë në shkollë për 6 orë në ditë. Në mënyrë që të jenë në gjendje të përmbushin të gjitha detyrat, mësimdhënësit qëndrojnë në shkollë për 6 orë në ditë”, shkruhet në Koncept.

Disa lloje të aktiviteteve jashtëmësimorë, që theksohen në draft-Konceptin, mund të jenë afatshkurtra, të tilla si aksionet, piknikë, ekskursione dhe punëtori të njëhershme ose afatgjata, të tilla si klube ekologjike, klube sportive, teatër shkollor, kor shkollor dhe orkestër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button