fbpx

Nuk është e dëshmuar se ata që mbajnë syze janë në rrezik më të ulët për t’u infektuar me Covid-19

Recensojmë një lajm të plasuar në një postim në Facebook, i cili pretendon se njerëzit që mbajnë syze kanë rrezik më të ulët për t’u infektuar me Covid-19, dhe burimi i këtij pretendimi është hulumtimi i fundit nga India. Hulumtimi tregoi se njerëzit që kishin veshur syze vitin e fundit ishin 30% më pak pozitivë në testin e virusit korona, thotë teksti që po shqyrtojmë, i cili u shfaq jo vetëm në maqedonisht, por edhe në disa media të huaja, shkruan Vërtetëmatës.mk.

I pari që dyshon në këtë pretendim është Gideon Mejeroviç Kac, një epidemiolog nga Sidnei, Australi, autor i The Guardian.

Ai në Twitter ka shkruar:

Studimi i ri është gjetur në titujt e lajmeve, duke pretenduar se syzet mund të zvogëlojnë rrezikun e marrjes së Covid-19 nga dy deri në tre herë. Fatkeqësisht, kjo shkencë nuk është e mirë. Bëhet fjalë për tekst i botuar këtu edhe atë nga një autor dhe një sondazh i kryer në Indi gjatë pandemisë Covid-19.

Dhe ka shumë, shumë probleme me të. Unë do t’ju jap informacione themelore sa për fillim. Tradicionalisht në epidemiologji, për të thënë që diçka mbron nga sëmundjet, duhet të dini dy gjëra themelore: Mundësinë e sëmundjes nëse jeni të ekspozuar dhe gjasat e sëmundjes nëse nuk jeni të ekspozuar. Në thelb, për të ditur nëse mbajtja e syzeve ju bën më të mbrojtur nga kovidi, duhet të dimë nëse njerëzit që mbajnë syze kanë më pak mundësi të sëmuren me kovid, se ata që nuk mbajnë. E thjeshtë, apo jo? Por t’i kthehemi studimit. Çfarë bëri autori? Epo, ai pyeti 304 njerëz që u infektuan me kovid nëse kishin syze gjatë gjithë kohës ose shumicën e kohës. 58 prej tyre, përkatësisht 19 përqind e të anketuarve u përgjigjën pozitivisht. Autori më pas mori proporcionin e të rriturve në Indi, gjegjësisht përqindjen e numrit të njerëzve që në Indi mbajnë syze për shkak të punës, për ta krahasuar këtë numër. Deri tani, shumë problematike. Nuk mund të krahasoni popullatat në këtë mënyrë, jashtë studimit. Nuk ka logjikë. Nëse asgjë tjetër, popullsia që po krahasohet është nga e gjithë India dhe sondazhi që ai zhvilloi kishte një numër të vogël të pozitivëve me kovid nga një spital. Por, shkojmë tek problemi më i madh. Ai më pas bëri llogaritjet që janë përshkruar si një rrezik i infeksionit nga kovid në ata që mbajnë syze, krahasuar me ata që nuk mbajnë syze. Sidoqoftë, kjo është thjesht e pasaktë. Ajo që bëri autori, në fakt, ishte të krahasonte shkallën e mbajtjes së syzeve në pacientët me kovid me normën e mbajtjes së syzeve në popullatën e përgjithshme. Ajo që ju jep kjo përllogaritje është në të vërtetë MUNDËSIA E MBAJTJES SË SYZEVE TEK PACIENTËT POZITIV ME KOVID, KRAHASUAR ME ATO QË NUK KANË KOVID. Me fjalë të tjera, ajo që kemi këtu është rreziku relativ i mbajtjes së syzeve në pacientët pozitivë kovid, krahasuar me të gjithë të tjerët. Pra, jo vetëm që ky studim është një intervistë e vogël pa një grup krahasues të duhur, por gjithashtu nuk llogarit ose imponon atë që thuhet në titujt e mediave. Ajo që duhet të shkruhet në tituj është se pacientët me kovid kanë 2 deri në 3 herë më pak të ngjarë të mbajnë syze sesa popullata e përgjithshme, bazuar në një sondazh shumë të vogël. Prandaj, përfundimi i studimit nuk është i saktë bazuar në metodologjinë. Deri tani ky studim është botuar në 51 media”, shkruan epidemiologu Gideon Mejeroviç Kac.

Prezantimin e tij të plotë mund ta shihni në linkun vijues.

Në postimin që po recensojmë, pohohet se është “e dëshmuar” se njerëzit që mbajnë syze mund të sëmuren më pak nga korona.

Diçka e tillë nuk është e dëshmuar.

Raporti që citohet NUK SHQYRTOHET. Në faqen ku është botuar shkruhet se është botuar më 12 Shkurt 2021, në formë të para-shtypur, nuk është rishikuar, raporton për hulumtim të ri mjekësor që nuk është vlerësuar dhe nuk duhet të përdoret për të drejtuar praktikën klinike, sipas tij.

Para botimit zyrtar të një punimi shkencor, punimet shkencore dhe mjekësore zakonisht certifikohen me rishikim. Në këtë proces, redaktorët këshillohen me ekspertë të cilët e kanë lexuar punimin dhe mund të identifikojnë dobësitë e tij në supozime, metoda dhe konkluzione. Tipik, një revistë shkencore boton vetëm kumtesa me të cilat redaktorët janë të kënaqur dhe marrin komente të mira. Meqenëse ky proces mund të jetë i gjatë, autorët e punimeve fillimisht i botojnë ato në medRxiv për t’i vënë në dispozicion të studiuesve të tjerë për diskutim dhe komente. Lexuesit duhet të jenë të vetëdijshëm se këto dokumente nuk janë finalizuar dhe mund të përmbajnë gabime ose informacione që nuk janë pranuar ose mbështetur ende nga komuniteti mjekësor.

Në medRxiv shkruan:

Ju rekomandojmë gazetarëve dhe individëve të tjerë që raportojnë për kërkime mjekësore tek popullata e gjerë që ta mbajnë këtë në mendje kur diskutojnë diçka të botuar në medRxiv dhe të theksojnë se dokumente të tilla ende nuk janë vlerësuar nga komuniteti mjekësor, si dhe që informacioni i paraqitur mund të jetë i gabuar.

Edhe faqja në të cilën është botuar punimi tregon se publikimet mund të jenë të gabuara, se këto nuk janë gjëra të vërtetuara shkencërisht, por në titullin e tekstit që po recensojmë kjo prezantohet keq dhe thuhet se është e DËSHMUAR që ata që mbajnë syza më pak mund të sëmuren nga korona.

Edhe në shërbimet e huaja të kontrollit të fakteve, informacioni se mbajtja e syzeve ju mbron nga infektimi me kovidi, klasifikohet si i padëshmuar.

Në bisedat me dy profesorë të oftalmologjisë, dr. Sonal Tulli i Universitetit të Floridas dhe dr. Katrin Kolbi i Universitetit të Nju Jorkut, u konkludua se nuk kishte prova se ata që mnajnë syze kanë rrezik më të ulët për t’u infektuar me kovid.

“Ne nuk kemi asnjë provë që njerëzit që mbajnë syze kanë më pak të ngjarë të infektohet me kovid”, tha dr. Kolbi.

“Në këtë fazë, nuk mund të themi me siguri nëse do të bënte ndryshim nëse mbani syze përsa i përket rrezikut të infektimit nga kovidi”, tha dr. Tuli.

Të dy ekspertët shqyrtuan studimin që përfshinte 304 pacientë me kovid në Indinë veriore, pas të cilit dr. Colby vuri në dukje se studimi nuk u rishikua nga komuniteti mjekësor dhe kishte probleme me mënyrën e dizajnimit të tij sepse autori zgjodhi një popullatë, pa racionalitet.

Autori i studimit, Amit Kumar, gjithashtu konfirmoi se ai e kishte dërguar atë për shqyrtim dhe që përfshinte vetëm pacientë me simptoma të lehta nga kovidi, e jo ata me pamje klinike pak a shumë të rëndë, pasi pacientët e me simptoma të vështira nuk mund të komunikonin dhe t’i përgjigjeshin pyetësorit, si dhe për shkak se komiteti i etikës nuk miratoi pyetësorin për t’u bërë për pacientët e sëmurë rëndë.

Prandaj, të pretendosh se është e dëshmuar se njerëzit që mbajnë syze kanë më pak të ngjarë të infektohen me kovid, nuk është pretendim i saktë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button