RMV, u promovua në formë elektronike Fjalori interpretues në gjuhën maqedonase

Digjitalizimi i veprës “Fjalori interpretues i gjuhës maqedonase” u promovua sot në Ditën e gjuhës maqedonase – 5 maj dhe në 100 vjetorin e lindjes së shkrimtarit Bllazhe Koneski, transmeton Portalb.mk.

“Botimin elektronik të Fjalorit interpretues do të mund ta shfrytëzojnë falas të gjithë qytetarët dhe të gjithë studiuesit dhe ndjekësit e gjuhës maqedonase”, njoftojnë nga Ministria e Kulturës.

Vepra është përgatitur nga 21 autorë në kuadër të Institutit për gjuhë maqedonase “Kërste Misirkov”, ndërsa u promovua në prani të kryeministrit Zoran Zaev dhe presidentit Stevo Pendarovski.

Kryeministri Zaev theksoi që përmes digjitalizimit të këtij Fjalori , janë përfshirë mbi 100 mijë fjalë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button