fbpx

RMV, është hapur thirrje për pjesëmarrje në Hakatonin online për të dhëna të hapura

Fondacioni për Internet dhe Shoqëri – Metamorfozis organizon për herë të parë një Hakaton për të dhëna të hapura në kuadër të Projektit të USAID-it për Pjesëmarrje qytetare. Kjo sfidë katër-ditore synon të bashkojë dhe të inkurajojë njerëz të rinj, kreativë dhe inovativë për të zhvilluar zgjidhje demo inovative, me të cilat të dhënat e hapura të publikuara nga institucionet shtetërore do të sillen më afër qytetarëve, transmeton Portalb.mk.

Për këtë ngjarje mund të paraqiten studentët dhe kompanitë “start-up”*, si ekipe që kanë pasion të punojnë me përpunimin dhe prezantimin e të dhënave të hapura nga fusha të ndryshme. Çdo ekip duhet të jetë i përbërë nga anëtarë që kanë njohuri në zhvillimin e aplikacioneve për ueb dhe/ose aplikacioneve për celular, dizajn grafik dhe UX, ekonomi, biznes dhe marketing. Ekipet duhet të kenë të paktën tre anëtarë dhe një udhëheqës të ekipit.

*Kompani “start-up” është një kompani që nuk është më e vjetër se 6 vjet, e cila ka punuar ose punon ende në zhvillimin e një produkti ose shërbimi inovativ dhe është në një fazë të hershme investimi

Hakatoni për të dhënat e hapura do të mbahet prej 17 deri më 20 maj të vitit 2021, dhe do të mbahet online. Paraqitja e ekipeve do të zgjasë deri më 14 maj 2021, në orën 16:00. Regjistrimi bëhet në [këtë link], dhe udhëheqësi i ekipit e plotëson formularin në emër të ekipit.

Pjesëmarrësit e paraqitur do të kenë mundësinë të njihen me detajet dhe konceptin e sfidës më 17 maj 2021, në fillim të hakatonit. Premtojmë se nuk do të ketë surpriza të mëdha.

Gjuha e punës së Hakatonit është maqedonishtja.

Ekipi me më shumë pikë në bazë të votimit të jurisë së përbërë nga pesë anëtarë do të fitojë 3.000 dollarë, me të cilat do të duhet ta azhurnojë zgjidhjen e tij demo në një aplikacion funksional.

Për pyetje shtesë ose ndonjë paqartësi mund të shkruani në hakaton@metamorphosis.org.mk

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko edhe
Close
Back to top button