Vuçiq: Të gjithë ata që do të vaksinohen deri më 31 maj do të marrin 25 euro nga shteti

Të gjithë qytetarët të cilët tashmë janë vaksinuar kundër kovid-19 ose do të marrin të paktën një dozë deri më 31 maj, nga shtetit do të marrin shtesë prej 3.000 dinarësh (25 euro), tha presidenti serb Aleksandar Vuçiq, transmeton Portalb.mk.

Ai thotë se qeveria do të marrë një vendim të tillë që t’i shpërblejë njerëzit që kanë treguar përgjegjësi dhe në të njëjtën kohë t’i inkurajojë të tjerët të vaksinohen. Ndihmë do të marrin të gjithë mbi moshën 16 vjeç.

“Pasi nuk mund të marrim vendime diskriminuese negative ndaj atyre që nuk duan të vaksinohen, gjë që mendoj se është shumë egoiste dhe e papërgjegjshme, vendosëm t’u japim ndihmë shtesë atyre që janë vaksinuar. Përveç atyre 30 eurove që do të marrin të gjithë, përkatësisht 50 euro për pensionistët, të gjithë mbi 16 vjeç që do të vaksinohen deri më 31 maj me një ose dy doza do të marrin edhe 3.000 dinarë nga shteti”, tha Vuçiq.

Ai shpjegoi se shteti ka para pasi ka një normë të lartë rritjeje, ndërsa vaksinimi është i domosdoshëm që ekonomia të funksionojë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button