Dimitrov: Deri në qershor duhet të dihen detajet për lëvizje të lirë në vendet e BE-së

Cilat do të jenë kushtet për lëvizjen e lirë turistike nëpër vendet anëtare të Bashkimit Evropian, por edhe prej kur mund të praktikohe, ato kushte, do të dihet në javët në vijim, tha zëvendës kryeministri për çështjet evropiane, Nikolla Dimitrov, transmeton Portalb.mk.

Në një intervistë për Telman, ai foli për të ashtuquajturën pasaportë e gjelbër, e cila duhet të mundësojë lëvizjen pa pengesa brenda Bashkimit Evropian.

Dimitrov thotë se meqenëse muajt e verës po vijnë, kjo çështje ndoshta do të bëhet më e rëndësishme dhe do të ketë vendim konkret nga BE-ja. Detajet nuk dihen ende, por me shumë mundësi, vendet e Ballkanit Perëndimor, për shkak se kufizohen me BE-në, do të duhet të jenë kompatibil në këtë proces.

“Ne si Sekretariat për çështjet evropiane ia kemi dorëzuar specifikimet Ministrisë së Shëndetësisë dhe mendoj se është shumë e rëndësishme të kemi proces kompatibil dhe me kriteret dhe si duhet të duket ajo pasaportë e gjelbër”, tha Dimitrov.

Ai shtoi se dilema e madhe është nëse të gjitha vaksinat do të mundësojnë udhëtim pa pengesa ose një gjë e tillë do të vlejë vetëm për vaksinat e miratuara nga Agjencia Evropiane e Barnave.

“Kjo çështje nuk është vendosur dhe ende po debatohet, pasi ka shtete anëtare të BE-së që kryesisht përdorin vaksinat kineze në vaksinimin kundër kovidit. Kjo duhet të vendoset në qershor, që të dihet në lidhje me përdorimin e saktë të asaj certifikate ose të ashtuquajturës pasaportë të gjelbër”, tha Dimitrov.

Ndërkohë, aktualisht AustriaGreqia dhe Hungaria aktualisht janë vendet e vetme të BE-së që do të pranojnë turistë të vaksinuar edhe me vaksina që nuk janë të regjistruara nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA), përkatësisht kineze “Sinovak” dhe “Sinofarm” ose “Sputnik” rus të “Gamaleyaa”. Nga ana tjetër, Hungaria është i vetmi vend i BE-së ku banorët vaksinohen si me Sinofarm ashtu edhe me Sputnik. Madje, edhe Kryeministri Viktor Orban është vaksinuar me vaksinën kineze. Për vendet tjera nuk dihet akoma se si do të veprojnë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button