Edhe Austria do të pranojë turistë të vaksinuar me vaksina anti-kovid kineze dhe ruse

Edhe për hyrje në Austri nuk do të ketë kufizim në llojin e vaksinave kundër kovid-19, njoftoi sot Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe pas takimit me ministren federale për BE-në dhe Kushtetutën e Austrisë Caroline Edstadler. Ai tha se certifikatat që qytetarët duhet të marrin pasi të marrin dy vaksina për lëvizje pa pengesa përtej kufijve do t’i nënshtrohen marrëveshjes së ndërsjellë midis dy vendeve, transmeton Portalb.mk.

Dje nga Austria erdhi sasia e parë e vaksinave nga “Pfizer”, gjithsej 4.860 doza përmes Ekipit të Evropës, deri në fund të majit priten gjithsej 19.890 doza, ndërsa deri në fund të gushtit duhet të arrijnë të gjitha 119.000 doza, të cilat për Maqedoninë janë ndarë nga gjithsej 650.000 doza që ishin ndarë për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Austria, Greqia dhe Hungaria aktualisht janë vendet e vetme të BE-së që do të pranojnë turistë të vaksinuar edhe me vaksina që nuk janë të regjistruara nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA), përkatësisht kineze “Sinovak” dhe “Sinofarm” ose “Sputnik” rus të “Gamaleyaa”. Nga ana tjetër, Hungaria është i vetmi vend i BE-së ku banorët vaksinohen si me Sinofarm ashtu edhe me Sputnik. Madje, edhe Kryeministri Viktor Orban është vaksinuar me vaksinën kineze.

Autoritetet greke të turizmit deklaruan se nuk do të kërkohet test negativ PCR nga turistët e imunizuar me Pfizer/Biontec, Moderna, AstraZeneka, Novavax, Johnson & Johnson, Sinovak, CanSino Biologics, Sinofarm ose Gamaleja (sputnik). Greqia thekson se vaksinimi nuk është kusht i detyrueshëm për hyrjen në vend, por i mjaftueshëm do të jetë një test negativ PCR jo më i vjetër se 72 orë, gjegjësisht provë që e ka kaluar kovid-19.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe njoftoi se qytetarët e Maqedonisë do të mund të udhëtojnë në Greqi nga 14 maji, gjatë së cilës gjithashtu do të duhet të paraqesin konfirmim për vaksinimin ose test negativ PCR.

“Është përgatitur certifikatë sipas udhëzimeve të BE, me kod të veçantë që do t’u shërbejë qytetarëve të udhëtojnë në Greqi pasi autoritetet atje të marrin vendim zyrtar dhe kjo duhet të ndodhë në 14 maj”, tha Filipçe më 22 prill.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button