RMV, vetëm një numër i vogël i nxënësve po e bojkotojnë mësimin, vlerësojnë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Bojkoti i mësimit po zhvillohet nga një numër i vogël i nxënësve, vlerësojnë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, duke kërkuar që edhe ata të kthehen në procesin mësimore, transmeton Portalb.mk.

“Numër i vogël i nxënësve nga disa shkolla në vend nuk e ndjekin mësimin e organizuar me prani fizike, gjegjësisht nuk marrin pjesë në mësimin onlajn”, deklarojnë nga ministria.

Ata vlerësojnë se nuk ka bojkot të mësimit, nga orët mungojnë vetëm raste të izoluara.

“Apelojmë deri te ata dhe familjet e tyre, të ndryshojnë vendimin e tillë dhe së bashku me të gjithë nxënësit e tjerë të kthehen në orë”, kërkojnë nga ministria, duke theksuar edhe pasojat pedagogjike që mund t’i kenë si rezultat i mungesave. Ndërkohë, sqarojnë se janë të hapur për bashkëpunim me palët e përfshira.

Ministria përsëriti që reformat në e paralajmëruar në arsim në lidhje me digjitalizimin e librave, është në interes të të gjithëve, duke reaguar në lidhje me protestat e paralajmëruara dhe bojkotin e orëve nga prindërit të organizuar në grupet e Facebook.

“Digjitalizimi i materialeve mësimore është pjesë e ndryshimeve që kanë filluar prej vitit të kaluar shkollor, trend i cili po ndodh gjithkund në botë dhe nuk mund të tejkalojë vendin tonë”, deklarojnë nga ministria.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button