Të paktën 20 të vdekur si pasojë e shembjes së linjës së metrosë në Mexico City

Të paktën 20 persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur në Meksiko Siti, si pasojë e shembjes së një linje të metrosë, derisa treni po kalonte aty, kanë thënë autoritetet meksikane më 4 maj.

Pamjet e kamerave të sigurisë, të transmetuara në mediat lokale, kanë shfaqur trenin duke rënë nga një lartësi prej pesë metrash, transmeton REL.

“Fatkeqësisht ka fëmijë në mesin e të vdekurve”, ka thënë kryetarja e Meksiko Sitit Claudia Sheinbaum para gazetarëve, duke thënë se 70 persona janë të plagosur.

Ky incident ka ndodhur në linjën 12 të metrosë, ndërtimi i së cilës është përcjellë me ankesa dhe akuza për parregullsi.

Përveç kësaj, sipas medieve të huaja, disa vagonë trenash u “zhytën” në tokë, duke shtypur të paktën një veturë, e cila ishte në një rrugë poshtë mbikalimit.

Punëtorët e shpëtimit dhe zjarrfikësit po vazhdojnë kërkimin e tyre për të mbijetuarit pas aksidentit të hënën vonë.

Ndërkohë janë shfaqur edhe pamjet dramatike që tregojnë mbikalimin duke u shembur në stacionin Olivos në 12 Line të metrosë.

Ekzistojnë frika se numri i të vdekurve mund të rritet edhe më shumë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button