fbpx

Daçiq për “non-papers”: Është më i mirë se plani i Ahtisarit, siguron autonomi për serbët në veri

Kryeparlamentari serb, Ivica Daçiq, ka thënë që dokumenti “non-papers” që ka qarkulluar në media, ka qenë më i mirë se plani i Ahtisaarit, pasi sipas tij, siguron autonomi për serbët në veri të Kosovës.

Daçiq u shpreh se megjithatë ky dokument nuk ishte në nivelin e kërkesave dhe pritjeve të Beogradit, tha Daçiq për Tv Pink, transmeton Klan Kosova.

Ai theksoi se Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se Serbia “nuk mendon të ndryshojë parimin”, si dhe se Beogradi tha shtatë apo tetë vjet më parë, kur filloi dialogu, se nuk do ta njihte Kosovën.

“Ata mendojnë se ne do ta njohim me forcë Kosovën, por ne do të flasim për dialog çdo herë. Ne kurrë nuk do ta ndërpresim dialogun”, u shpreh ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button