RMV, është mbyllur një objekt hotelierik në “Xhon Kenedi” në Çair, janë arrestuar 15 persona

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se mbrëmë në rrugën “Xhon Kenedi” – Çair është mbyllur një lokal dhe janë arrestuar 15 persona. Në kumtesë thuhet se shkak për mbylljen ka qenë se ka punuar jashtë orarit të lejuar për punë. Midis të arrestuarve është edhe një i mitur, njofton Portalb.

“Më 30.04.2021 në ora 21:20, në rajonin e Bit Pazarit nga ana e zyrtarëve policorë të SPB Shkup janë arrestuar 15 persona, mes të cilëve edhe një i mitur, të gjithë nga Shkupi, sepse janë kapur si klientë gjatë kontrollit të kryer nga ana e inspektorëve të Inspektoratit Shtetëror të Tregut, në bashkëpunim me zyrtarë policorë në objektin hotelerik në rrugën ‘Xhon Kenedi’, i cili ka punuar pas orarit të lejuar për punë”, njoftojnë nga MPB-ja.

Në njoftim thuhet se nga ana e ISHT-të, objekti është shenjëzuar me vulë dhe është mbyllur, ndërkaq kundër personave do të parashtrohet kallëzim penal përkatës në bazë të nenit 206 të Kodit Penal.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button