Nesër do të garojnë të gjitha ekipet e Ligës së Parë në Maqedoninë e Veriut, por jo për vendin e parë

Ndeshjet e javës së XXXI-të në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut do të zhvillohen nesër duke filluar nga ora 13:00, ku gara më e ashpër është në fund të tabelës, derisa kreu i tabelës është i pandryshuar, transmeton Portalb.mk.

Shkëndija, tashmë kampione jo-formale për sezonin 2020/21, do të garojë kundër ekipit Struga Trim&Lum, ekip që po garon për të siguruar vendin e tretë.

Në vendin e tretë për momentin është Makedonija Gj.P. e cila do të garojë me Shkupin që gjendet në vendin e dytë, me 5 pikë më shumë se kundërshtari i javës.

Renova në garën për mbijetesë, këtë javë do të përballet me ekipin e Bellasicës, që gjendet në vendin e fundit të tabelës.

Një pikë më pak se Renova është Vardari që gjendet në vendin e parafundit, ndërsa nesër do të përballet kundër Rabotniçkit. Nesër në kohë të njëjtë do të përballet edhe Sileksin me Borecin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button