fbpx

Shpërthime në Jemen, janë vrarë 5 fëmijë

Pesë fëmijë kanë humbur jetën në dy shpërthime të ndryshme në qytetet Hudejde dhe Taiz në Jemen, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga Misioni Mbështetës i Marrëveshjes së Hudejdes i OKB-së (UNMHA), thuhet se tre fëmijë vdiqën dhe tre persona u plagosën, dy prej të cilëve fëmijë, si rezultat i shpërthimit të municioneve të pashpërthyera në rrethin El-Muravaa në Hudejde.

Deklarata u bëri thirrje palëve ndërluftuese në Jemen të pastrojnë municionet e mbetura të luftës në zonat e banuara.

Nga ana tjetër, sipas një deklarate në faqen e internetit “September Net” të ushtrisë jemenase, dy fëmijë vdiqën në shpërthimin e një predhe mortaje të hedhur nga rebelët Huthi në rrethin Makbana, në perëndim të Taizit.

Asnjë deklaratë nuk është bërë nga rebelët në lidhje me incidentin.

Jemeni është përfshirë nga kriza që kur rebelët Huthi të mbështetur nga Irani pushtuan pjesën më të madhe të Jemenit në vitin 2014, përfshirë edhe kryeqytetin Sana. Kriza u përshkallëzua edhe më tepër kur në vitin 2015, një koalicion i udhëhequr nga Arabia Saudite filloi një ofensivë në mbështetje të qeverisë jemenase.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button