Ministria e Kulturës: Më 5 maj fillojnë aktivitetet dhe hulumtimet sistematike arkeologjike në dy lokacione të lokalitetit Skupi

Nga data 5 maj, fillojnë aktivitetet lidhur me mirëmbajtjen aktuale dhe hulumtimet sistematike arkeologjike në dy lokacione të lokalitetit Skupi, një nga vend-gjetjet më të mëdha dhe më të vlefshme arkeologjike nga periudha romake dhe antike të vonë tek ne, njoftojnë nga Ministria e Kulturës, transmeton Portalb.mk.

Gjithashtu, siç njoftojnë nga kjo Ministri, do të fillojë mbrojtja/konservimi i drejtpërdrejtë dhe i menjëhershëm i disa prej gjetjeve të luajtshme arkeologjike nga lokaliteti Skupi. Këto projekte janë të parapara në Programin vjetor për financimin e projekteve me interes nacional në sferën e veprimtarisë së muzeut dhe mbrojtjen e trashëgimisë së patundshme të Ministrisë së Kulturë, ndërsa do ti realizojnë ekipe të ekspertëve të Muzeut të Qytetit të Shkupit.

“Nën drejtim të Dr. Marina Onçevska – Todorovska,arkeologe dhe kurator këshilltare, do të realizohet projekti: Skupi –një kompleks i madh termik dhe një bazilikë e madhe e hershme krishtere me shesh brenda saj (Skupi kompleks termik dhe bazilikë me shesh brenda saj), projekt i cili parasheh hulumtim arkeologjik të bërthamës qendrore të qytetit, në një hapësirë nga një lagje e qytetit në të cilin janë të vendosura dy objekte të mëdha-Terma e perandorisë romake dhe bazilika e hershme krishtere me shesh brenda saj”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Kulturës.

Foto: Ministria e Kulturës

Nga institutcioni më i lartë kulturor në vend shtojnë se, nën udhëheqjen e Lençe Jovanova, arkeologe dhe kurator këshilltare, do të realizohet edhe projekti: Skupi kompleksi Vila e qytetit (Villa urbana) dhe Bazilika me një pagëzimore, projekt i cili parasheh gërmime sistematike arkeologjike të stratigrafisë kulturore të dy ndërtimeve nga zona qendrore e qytetit të kolonisë romake Skupi. Vila e qytetit e cila ekzistonte nga periudha perandorake deri në periudhën antike të vonshme dhe Bazilika e hershme krishtere me pagzimoren daton nga shekulli i VI.

“Ekipet e ekspertëve të Muzeut të Qytetit të Shkupit gjithashtu do të kryejnë aktivitete në lidhje me konservimin e materialeve të shumta arkeologjike të luajtshme,të zbuluara në vitet e mëparshme në disa lokacione të lokalitetit Skupi. Përpos kësaj, do të ndërmerren aktivitete për mirëmbajtjen aktuale dhe sezonale të lokalitetit,duke hequr barin dhe bimësine e egër,aktivitete të cilat për shkak të natyrës së projektit zhvillohen gjatë tërë vitit”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Kulturës..

Nga Ministria thonë se të gjitha këto aktivitete (projekte) realizohen në një pjesë të zonës së mbrojtur të lokalitetit, përkatësisht në pjesën me marrëdhënie të rregulluara juridike-pronësore, pjesë e cila është në posedim të Muzeut të Qytetit të Shkupit ( i ashtuquajturi Parku Arkeologjik Skupi). Projektet do të realizohen në periudhën nga 5 maji deri më 30 dhjetor të këtij viti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button