fbpx

KSHZ do të fillojë me prokurimin e terminaleve të gjurmëve të gishtave për 11.7 milionë euro

Në maj, Komisioni shtetëror i zgjedhjeve do të fillojë procedurën për prokurimin e terminaleve të gjurmëve të gishtave, të cilat duhet të përdoren për zgjedhjet lokale në vjeshtë. Në seancën e sotme, komisioni unanimisht miratoi ndryshimet në planin e prokurimit publik dhe afatet do të fillojnë javën tjetër, pas pushimeve, kur është planifikuar të zhvillohet dialog teknik. Qeveria, siç njoftuan nga KSHZ, përmes Ministrisë së financave do të ndajë 720 milionë denarë për dedikim të ri, shkruan 360gradë njofton Portalb.mk

“Do të hapet procedura. Javën tjetër planifikojmë të zhvillojmë edhe dialog teknik, i cili do të zgjasë pesë ditë. Procedura do të jetë publike dhe transparente. Do të kalojë përmes Sistemit elektronik për prokurime publike. Të gjithë ofertuesit ose operatorët e interesuar, vendas ose të huaj, mund të japin rekomandimet e tyre, të komentojnë mbi dokumentacionin tonë të tenderit tashmë të përgatitur dhe kërkesë për dialog teknik në lidhje me sistemin biometrik të identifikimit të votuesve”, tha Ditmire Shehu, nënkryetare e KSHZ-së.

Nga KSHZ janë bindur se do të ketë kohë të mjaftueshme deri në zgjedhjet lokale. Kryetari i komisionit, Aleksandar Dashtevski, pret që e gjithë procedura të përfundojë deri në fund të gushtit.

“Kushti në kontratë është që pajisjet të dorëzohen brenda 30 deri në 60 ditë, mundet edhe për disa herë në mënyrë të njëpasnjëshme. Sipas vlerësimeve tona, duhet të ndodhë kah fundi i gushtit, fillimi i shtatorit. Ndërkohë, do të duhet të bëhet trajnimi i  atyre që do të punojnë me pajisjet, në mënyrë që, nëse nuk ndodh diçka e paparashikuar, të kemi kohë të mjaftueshme”, tha Dashtevski.

Sipas vlerësimeve të KSHZ-së dhe numrit të vendvotimeve, do të sigurohen rreth 4,000 terminale. Ndryshimet në Kodin Zgjedhor që rregullojnë votimin e gjurmëve të gishtërinjve u harmonizuan në takimin e fundit të liderëve Zaev-Mickoski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button