MASH apelon te nxënësit e shkollave të mesme që të mos bojkotojnë mësimet, Ligji për tekstet shkollore nuk i prek ata

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) apelon për arsyeshmëri dhe ribashkim të mësimdhënies së grupeve të izoluara të nxënësve në disa shkolla në vend, të cilët me udhëzime  nga prindërit dhe kujdestarët, po e bojkotojnë mësimin, shkruan Portalb.mk.

“Digjitalizimi i materialeve mësimore përcaktohet në Ligjin e ri për Tekstet dhe Materialet e Tjera Mësimore dhe Didaktike dhe planifikohet të zhvillohet në faza, duke filluar në klasën e katërt nga viti i ardhshëm shkollor, ashtu që kjo në këtë moment fare nuk i prek nxënësit e shkollave të mesme dhe ata nuk kanë asnjë arsye për të munguara nga mësimi mbi atë bazë”, thonë nga MASH, duke theksuar se çdo orë e humbur, veçanërisht kur procesi arsimor është i organizuar në rrethana të jashtëzakonshme dhe në kushte të pandemisë , do të thotë njohuri e humbur, e cila është vështirë të kompensohet”, thonë nga MASH.

Ministria mbetet e mendimit se arsyeja për bojkot të mësimit është e pajustifikuar, duke qenë se digjitalizimi i arsimit është një proces global që zhvillohet në shumë vende të botës, ndërsa vendi duhet t’u afrohet standardeve për cilësinë e arsimit që imponohen nga shoqëritë e zhvilluara.

“Askush nuk duhet të inkurajojë ose mbështesë rezistencën ndaj ndryshimit që përqendrohet në interesat e tyre më të mirë dhe ndryshimet që do të përmirësojnë mësimdhënien. “Ndërveprimi midis mësuesve dhe nxënësve do të zvogëlojë vëllimin e detyrave të shtëpisë dhe punën e prindërve dhe kujdestarëve me nxënësit dhe do të sjellë përmirësim në cilësinë e përgjithshme të sistemit arsimor kombëtar”, thonë nga ministria.

Prandaj, ata edhe një herë u bënë thirrje qytetarëve të ndjekin informacionet zyrtare që i boton vetë ministria në lidhje me krijimin dhe zbatimin e ndryshimeve në sistemin arsimor, sepse të gjitha burimet e tjera të informacionit mund të jenë të pasakta dhe manipuluese për nga natyra, për të provokuar reagime të padëshiruara pikërisht nga nxënësit dhe familjet e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button