Në Tetovë deri sot janë vaksinuar 1.600 persona, me 5 maj fillon vaksinimi masiv në shkollën e mesme të mjekësisë

Deri tani në Tetovë janë vaksinuar kundër Kovid-19 gjithsej 1.600 persona të moshës mbi 71 vjeçare, ndërkaq me datë 5 maj pritet të bëhet hapja e punktit rajonal të vaksinimit, i cili do të jetë në shkollën e mesme të mjekësisë “Nikola Shtejn”. Drejtori i Institutit për Shëndet Publik, Borislav Jorgaqievski tha se në Tetovë pritet të vaksinohen deri në 1.500 persona në ditë, shkruan Portalb.mk.

Jorgaqievski potencoi se në Tetovë është e sigurt se fillimisht do të vaksinohen qytetarët e Tetovës, Gostivarit dhe fshatrave përreth, por nuk e përjashtoi mundësinë edhe të qyteteve tjera, ai shtoi se punkti do të hapet me datë 5 maj.

orislav Jorgaqievski, drejtor në Institutin për Shëndet Publik (IShP).
orislav Jorgaqievski, drejtor në Institutin për Shëndet Publik (IShP).

“Nga ministria e Shëndetësisë është paraparë që punkti për vaksinim të fillojë me punë me datë 5 maj, shpresoj që do të arrijmë me përgatitjet të jetë gati deri atëherë. Kapaciteti i këtij punkti është deri në 1.500 persona në ditë të vaksinohen, ka gjithsej 20 punkte, kuadri i cili është i nevojshëm, shtëpia e shëndetit në Tetovë e ka siguruar, ndërkaq në qoftë se është e nevojshme varësisht nga vlerësimi i ministrisë së Shëndetësisë, do të përfshihen edhe punonjësit mjekësorë nga institucionet tjera shëndetësore” tha Borislav Jorgaqievski, drejtor në Institutin për Shëndet Publik (IShP).

Ai shtoi se ende nuk dihet se sa qytetarë në Tetovë janë të interesuar për të marrë vaksinën kundër Kovid-19, megjithatë, informoi se deri tani në Tetovë janë vaksinuar gjithsej 1.600 persona.

“Ende nuk kemi informacion të saktë se cilat qytete do të vaksinohen këtu gjithsej, Tetova dhe Gostivari janë të sigurta së bashku me komunat përreth, ndërkaq për tjerat qytete ende nuk kemi informacion sepse terminët për vaksinim dhe kategoritë që duhet të vaksinohen në këtë punkt rregullohen përmes aplikacioni termini im. Deri tani në Tetovë janë vaksinuar gjithsej 1.600 persona, megjithatë, një pjesë e qytetarëve të Tetovës janë vaksinuar në Shkup dhe ata nuk numërohen këtu” shtoi Jorgaqievski.

This slideshow requires JavaScript.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, ka paralajmëruar se menjëherë pas përfundimit të fundjavës së vazhduar të festës së Pashkëve, duhet të fillojë imunizimi me vaksinën kineze “Sinofarm”.

Ndryshe, dy ditë më herët Qeveria miratoi informatën për formimin e qendrave rajonale për vaksinim për Covid – 19 dhe ka obliguar Ministrinë e Shëndetësisë që në bashkëpunim me Ministrisë e Arsimit dhe komunat Manastir, Ohër, Shtip, Kavadar, Tetovë dhe Kumanovë, të koordinojë zbatimin e aktiviteteve të domosdoshme për formimin e pikave sipas shembullit të pikës të organizuar në sallën sportive “Boris Trajkovski” në Shkup.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button