fbpx

Zaev: Propozim ligji për nënshtetësi nuk është siç e kemi biseduar në takim, por besoj se do të arrijmë marrëveshje

Kryeministri, Zoran Zaev pret që të gjitha ligjet e bllokuara në Kuvend nga ana e opozitës shqiptare dhe maqedonase të zhbllokohen ditëve në vijim. Ai tha se si numri një i pushtetit ekzekutiv, ka bërë lëshime serioze në takimet me opozitën, sepse vlerëson se duhet të ketë mirëkuptim për opozitën, pavarësisht a është VMRO DPMNE, Aleanca për Shqiptarët apo Alternativa dhe lëshimet kanë të bëjnë për punë të rëndësishme dhe qartë të dukshme, siç është regjistrimi i popullsisë, Kodi Zgjedhor dhe votimi me gishtërinj etj. Sa i përket Ligjit për nënshtetësi, ai tha se kanë pranuar propozimin e ASH – AAA dhe nuk është bash si është dakorkuar në takim, por Zaev vlerëson se do të arrihet marrëveshje, shkruan Portalb.mk.

“Pres që për të gjithë ato ligjet që fatkeqësisht janë bllokuar në Kuvend të bëhet nëj hap para. Me ASH dhe AAA kemi bërë përparim vërtetë të rëndësishëm. Ne e kemi pranuar propozim ligjin por, nuk është bash ashtu siç kemi biseduar. Por, me siguri konkludimi i partnerëve në atë bisedë ASH dhe AAA është se për draft versionin e fundit duhet të ulen më së paku ministri i Brendshëm dhe zëvendësi dhe unë si kryeministër, ministri i Bujqësisë edhe ata, që ta lëshojmë në procedurë parlamentare, sepse ka edhe opsione për të cilat duhet së bashku të shqyrtojmë. Besoj se këtu do të arrijmë marrëveshje, sepse verbalisht kemi arritur. Gjithë kjo u përcjellë porosi kryetarëve të komisioneve të udhëhequr nga opozita, lëshoni procedurat të rrjedhin. Një pjesë e madhe e tyre nënkuptojnë jetë për qytetarët. Lironi proceset që të funksionojë sistemi, ndërsa ajo është para së gjithash Parlamenti në demokraci parlamentare, si institucion më i rëndësishëm që me të vërtetë nga shumë aspekte nënkupton  jetë për qytetarët”, deklaroi Zaev.

Kryeministri po ashtu, ka porositur deputetët se e kanë obligim që të kryejnë punën e tyre.

“Në mënyrën më të kujdesshme të mundshme dua të dërgoj porosinë se, është obligim i të gjithëve që të sigurojmë funksionalitet të sistemit. Më vjen mirë që deputetët tanë janë vaksionuar, kuptohet përveç atyre që do të vaksinohen më vonë, për shkak se ishin të infektuar me Covid – 19 apo në izolim dhe besoj se ajo do t’i jap funksionalitet më të madh Parlamentit, por kuptohet gjithkush ta kryejë punën e tij. Mund të votojmë “për”, mund të jemi edhe “kundër”, mund të jemi edhe “të përmbjatur”, por bllokada me të vërtetë nuk ka sqarim dhe arsyetim. Besoj se këto ditë do të shfrytëzohen për komunikime të ndërsjella mes partive politike që të zgjidhet ajo”, tha Zaev.

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi dje deklaroi se në Kuvend janë bllokuar 28 ligje edhe përkrah marrëveshjes mes liderëve të dy partive më të mëdha parlamentare Zoran Zaev dhe Hristijan Mickoski dhe bisedimeve mes Zaevit dhe liderëve të ASH dhe Alternativës, Ziadin Sela dhe Afrim Gashi.

Sipas analizës së Xhaferit, VMRO – DPMNE ka bllokuar gjashtë ligje, ASH dhe Alternativa 21, “E Majta” një.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button